
Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu i pyetur lidhur me polemikat e ditëve të fundit për mungesën e avionëve shqiptarë për fikjen e zjarreve, ndryshe nga përgjigja e kryeministrit Rama, tha se avionët janë në proces duke u blerë. Më tej ai shtoi se pengesë është edhe mungesa e pilotëve për drejtimin e këtyre avionëve.
Ai tha se vatra e Gramshit është fiksuar dhe sot nuk ka përhapje të tij, ndërsa theksoi se në bashkinë Finiq ka disa vatra dhe 1 tjetër në Tiranë, jashtë zonave të banuara që është duke u mbajtur në monitorim.
“Ajo që duhet të bëjmë është të gjejmë pilotët e avionëve, për të cilat kanë përfunduar procedurat e blerjes, ndaj kemi hapur edhe një shkollë aviacioni. Avionët janë duke u blerë, duhet të prodhohen që të vijnë në Shqipëri, është një proces që kërkon kohë, çdo gjë është transparente, nuk kemi bërë disbursime se nuk kemi lidhur kontratë”, tha ministri Vengu.
Lini një Përgjigje