TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Shtator 2024, 22:51

Kreshnik Spahiu: Berisha nuk i fiton zgjedhjet edhe nëse delegon në qarqe Trump, Biden dhe Harris

Shkruar nga Pamfleti

Kreshnik Spahiu: Berisha nuk i fiton zgjedhjet edhe nëse delegon në

Juristi Kreshnik Spahiu ka ironizuar ndryshimin e drejtuesve politikë në PD. Në emisionin ‘Frontline’ në Report Tv, Spahiu tha se edhe sikur Berisha të delegojë në qarqe Trumpin, Biden dhe Harris nuk i fiton zgjedhjet.

Praktikisht Berisha sot në këtë gjendje që e ka partinë dhe që janë sondazhet, jo sikur të marrë Tomor Alizotin me Edmond Spahon, po edhe sikur të marri Biden me Donald Trumpin, e Kamala Harrisn në ato 3 qarqe nuk i fiton zgjedhjet. Problemi i ngërçit politik në Shqipëri nuk është vetëm Berisha, por është më i thellë”, tha Spahiu.

Po ashtu ai tha se Edi Rama dhe Sali Berisha kanë bërë një pakt për të mos lejuar emigrantët që të votojnë në vitin 2025. Sipas tij, Berisha dhe Rama kanë rëndë dakord dhe se përgjegjësinë do të mbajë KQZ, e cila do të thotë se nuk ka përgatitur infrastrukturën zgjedhore.

 

Lini një Përgjigje