TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Shtator 2024, 19:21

“Jo Berisha kryeministër”, Dashnor Sula: Opozita e vonuar për fushatën e zgjedhjeve, qeveria teknike është domosdoshmëri!

Shkruar nga Pamfleti

“Jo Berisha kryeministër”, Dashnor Sula: Opozita e vonuar

Figura të konsumuara i ka cilësuar deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula disa nga kolegët e opozitës.

Në një lidhje skype për emisionin ‘Studio Live’ në “Report Tv”, ai u shpreh se opozita është shumë vonë për fushatën e zgjedhjeve të vitit 2025, pasi sipas tij akoma nuk kanë dal në terren. 

“Problemi që ka opozita dhe PS është se rrotullohet tek disa figura, por duhet që të ketë dhe promovime të reja. Sidomos opozita, sepse ka figura që janë të konsumuara dhe disa të tjera shumë të konsumuara. Opozita ka një gjë, në momentin që humbet zgjedhjet duhet të ridimensionohej në raport me drejtuesit dhe anëtarësinë dhe kjo është diçka që do vite të bëhet. Unë kam kohë që them jemi vonë, për zgjedhjet se kemi luksin, sepse ne duhet të ishim në terren dhe s’jemi”, tha ai.

Sa i takon një qeverie teknike, ai tha se do të ishte një domosdoshmëri, pasi do të garantonte zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Do ishte domosdoshmëri qeveria teknike, nëse do të kemi zgjedhje të ndershme dhe të lira, bie forca e pushtetit. Po të kemi një qeveri teknike, për një periudhë atëherë qeveria se s’do ta kontrollonte  dotë administratën”, tha ai.

I pyetur nëse kreu i PD, Sali Berisha duhet të jetë kandidatë për kryeministër, ai u shpreh kundër kandidaturës së kreut të PD-së.

Kandidati për kryeministër duhet të jetë figurë përbashkuese e të gjithë spektrit opozitar. Berisha e ka të pamundur edhe për ta ushtruar këtë funksion, për të dal në fushatë. Por unë mendoj se Berisha duhet të thoshte unë do jem kryetar i PD, por do të jetë një kryeministër tjetër dhe nëse do ndodhte kjo do të kishte një çlirimin energjie shumë të mirë në opozitë, nëse nuk do ta bëjë këtë do të jetë shumë gabim”, tha ai.

Lini një Përgjigje