
Lulzim Basha, kryetar i Demokratëve Euroatlantikë në një intervistë pohoi se do të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare në vitin e ardhshëm, përpos ndjekjes ligjore të vendimit të Gjykatës së Lartë për t’i kaluar vulën Sali Berishës. Basha tha se Berisha kërkon të përdorë partinë për t’i mbrojtur nga drejtësia.
Në “Report TV”, Basha i cilësoi kundërshtarët e tij të djathtë se po veprojnë për interesat e tyre personale dhe se qajnë vetëm hallin e karriges së tyre, por nuk kanë synim që të rrëzojnë Edi Ramën.
“Demokratët Euroatlatnikë janë e vetmja forcë që kanë një program konkret. Partia në pushtet kanë kopjuar pjesë të programit tonë. Kopjimi forma më e lartë e vlerësimit. Gjithçka orientohet rreth interesit personal. Jemi në këtë sipërmarrje politike jo për karrike por se besojmë të një projekt politik. Kur njerëzit humbin motivin publik dhe i kap për hunde interesi personal e bëjnë të pashpjegueshme pozitën ku kanë rënë. Nuk ka asgjë enigmatike dhe të mbajtur sekret. Kemi dërguar rekursin në GJL dhe me tej në Strasburg. Asgjë nuk do të na ndalojë të konkurrojmë në zgjedhjet e ardhshme. Berisha e nisi këtë betejë duke më akuzuar mua sikur janë shitur të Edi Rama. Është i njëjti person që thotë se zgjedhjet janë subjekt i manipulimit qeveritar”, tha ai.
I pyetur në lidhje me kërkesën e PD-së për qeveri teknike, Lulzim Basha tha se ka një pakt të qartë mes Berishës dhe Ramës, ku pjesë e të cilit është fakti se Rama do të vazhdojë të qeverisë dhe Berisha do të mbrojë interesat e veta.
‘Është e qartë se Berisha dhe Rama kanë pakt, pjesë e paktit është që Rama do të vazhdojë të qeverisë dhe Berisha të mbrojë interesat e veta. Është e qartë se kemi komplot kundër interesit publik. Berisha nuk ka asnjë fuqi t’i imponohet Ramës. S’ka fuqi ti imponohet sepse ka humbur interesin e qytetarëve. Kanë bërë një bashkim interesave. Nëse ky bashkim çon në lëvizjet të tilla, kjo i shërben Ramës.’- u shpreh Basha.
Në lidhje me Metën, Basha tha se nuk ka pikë rëndësie. Sipas Bashës, Berisha, Meta dhe Rama janë gati t’i vënë flakën vendit për interesin e tyre personal.
“Meta s’ka pikë rëndësie nuk e kam pasur asnjëherë në radar. Dy të partë janë shkrirë në një. Berisha e Rama dhe Meta e kanë vërtetuar se për interesin e tyre personal janë gati t’i vënë flakën vendit”, tha Basha.
Lini një Përgjigje