TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Shtator 2024, 08:53

Dita e Shenjtërimit të Nënë Terezës, presidenti Begaj: Shembull i fuqisë së besimit!

Shkruar nga Pamfleti

Dita e Shenjtërimit të Nënë Terezës, presidenti Begaj:

Kreu i Shtetit, Bajram Begaj, në Ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës, u shpreh se ajo është shembull i fuqisë së shpirtit dhe besimit.

Begaj, në një postim në rrjetet sociale, shkruan se Nënë Terza ka kaluar një jetë në shërbim të të vuajturve.

Kreu i Shtetit thekson se mësimet e saj mbeten frymëzim për cdo shqiptar dhe mbarë njerëzimin.

“Sot kremtojmë ditën kushtuar bijës së shenjtë shqiptare, Nënë Terezës, shembull i fuqisë së shpirtit dhe besimit, me një jetë të kaluar në dedikim e shërbim ndaj të vuajturve.

Mësimet e saj mbeten frymëzim për cdo shqiptar dhe mbarë njerëzimin”, shkruan presidenti Begaj.

 

Lini një Përgjigje