
Mbarë bota përkujton sot 8 vjetorin e shenjtërimit të humanistes së shquar Nënë Tereza.
Shenjtërimi i Nënë Terezës, më 4 shtator 2016, e bëri murgeshën shqiptare të pavdekshme në sytë e katolikëve, por edhe të gjithë botës.
Papa Françesku, njohu dy mrekullitë e saj, të shërimit të të sëmurëve pas vdekjes së saj më 1997. Murgesha 'u lumturua' në tetor të vitit 2003, nga Papa Gjon Pali II. Ai miratoi mrekullinë e parë pas vdekjes së saj.
Një grua 30-vjeçare në Kalkuta tha se ajo u shërua nga një tumor në stomak pas lutjeve të Nënë Terezës. Një komitet i Vatikanit tha se nuk mund të gjente asnjë shpjegim shkencor për shërimin e saj dhe e shpalli atë një mrekulli.
Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, emër të cilin e ndërroi në Nënë Tereza, lindi më 1910 nga prindër shqiptarë. Në moshën 18-vjeçare ajo u largua nga Shkupi, Maqedonia e Veriut, për t’ju bashkuar Motrave Loreto në Irlandë, dhe prej asaj dite nuk do i shihte më prindërit.
Misioni i saj u transferua në Kalkutë. Aty ajo ndjeu se kish në ardhur në botë për t’u shërbyer të varfërve dhe njerëzve në fund të jetës në rrugët e qytetin indian.
“Me gjak jam shqiptare. Me nënshtetësi jam indiane. Me besim jam murgeshë katolike. Zanati im është që t’i përkas botës. Ndërsa zemra ime i takon e tëra Zemrës së Jezusit,” do të shprehej Nënë Tereza.
Ajo e vizitoi Shqipërinë për herë të parë në gusht të vitit 1989, ndërkohë që dhjetë vite më herët, në 1979-ën, fitoi Çmimin Nobel për Paqe.
5 Shtatori është festë zyrtare në Shqipëri.
Këshilli i Ministrave miratoi një ndryshim në ligjin “Për festat zyrtare” në vend, sipas të cilit data 19 shtator që është Dita e Lumturimit të Nënë Terezës, të zëvendësohej me datën 5 shtator, me Ditën e Shenjtërimit të saj.
Lini një Përgjigje