TAGS-AT E JAVËS

Kulture 4 Shtator 2024, 12:51

Sezoni i ri televiziv, “Hipokrati” i besohet eksperiencës së Ermira Çaushollit

Shkruar nga Pamfleti

Sezoni i ri televiziv, “Hipokrati” i besohet eksperiencës

Me ndryshimet e reja televizive, emisionin mbi shëndetin në Top Channel do ta drejtojë Ermira çausholli.

Mësohet se programi i shëndetit "Hipokrati" vjen në këtë sezon i rikonceptuar me fokus informacionin e shkurtër dhe të nevojshëm. "Hipokrati" sjell filozofinë e jetesës së shëndetshme, synon të jetë guida e njerëzve, pacientëve në përballjen me sëmundjen, duke promovuar mjekësinë e sigurtë.

Ky program kësaj radhe është menduar t’i besohet Ermira Çaushollit, falë eksperiencës shumë vjeçare në televizion.

Shumë e njohur për programe si ‘Histori Dashurie’, apo ‘E ardhmja është vajzë’, Ermira ka ditur të mbajë të ‘mbërthyer’ para ekranit publikun e gjerë shqiptar.

Mos harroni: shëndeti vjen i pari!

 

ermira causholli hipokrati

Lini një Përgjigje