TAGS-AT E JAVËS

Kulture29 Gusht 2024, 10:35

Yjet e kinematografisë botërore parakalojnë në Venecia, nisi Festival ii 81-të i Filmit

Shkruar nga Pamfleti

Yjet e kinematografisë botërore parakalojnë në Venecia, nisi

Aktorja e njohur Angelina Jolie ka mbërritur në Itali në prag të Festivalit të 81-të Ndërkombëtar të Filmit në Venecia. Aktorja, regjisorja, producentja dhe tani stilistja zbarkoi në qytetin romantik, duke u dukur elegante me një kombinim minimalist.

Thelbi i look-ut të saj ishte një pardesy Dior ngjyrë bezhë e lehtë me mëngë të shkurtra të palosura. Aksesorët e saj të vetëm ishin syze dielli të zeza dhe vathë të vegjël ngjyrë argjendi, shkruajnë mediat e huaja.

Festivali i Filmit në Venecia filloi ditën e djeshme, më 28 gusht dhe do të zgjasë deri më 7 shtator. Gjatë aktivitetit shumëditor, Jolie pritet të marrë pjesë në një shfaqje të filmit të saj të ri, “Maria”, një dramë biografike për këngëtaren e ndjerë të operës Maria Callas.

Yje të tjerë që kanë mbërritur tashmë në Itali për festivalin vjetor të filmit përfshijnë Jenna Ortega, Monica Bellucci dhe Sigourney Weaver, si dhe presidentja e jurisë së këtij viti, Isabelle Huppert. Ndërkohë, emra të ndryshëm të tjerë të njohur, duke përfshirë Brad Pitt, George Clooney dhe Lady Gaga, do të shfaqen për të festuar projektet e tyre të ardhshme filmike në ditët në vijim.

Yjet e kinematografisë botërore parakalojnë në Venecia, nisi Yjet e kinematografisë botërore parakalojnë në Venecia, nisi Yjet e kinematografisë botërore parakalojnë në Venecia, nisi Yjet e kinematografisë botërore parakalojnë në Venecia, nisi Yjet e kinematografisë botërore parakalojnë në Venecia, nisi

festivali i filmit ne venecia

Lini një Përgjigje