Ish-kreu i PD në Lezhë, Arben Ndoji është zhgënjyer me emrat e drejtuesve të rinj politikë të PD-së.
Në Lezhë u caktua Agron Gjekmarkaj, ndërsa sipas Ndojit, Rithemelimi u katandis në riciklim.
‘Mbledhja e sotme e Kryesisë së PD konfirmoi përfundimisht se Rithemelimi i PD, të cilin me aq pasion e mbështetëm prej shtatorit 2021 u transformua në një farsë.
Rithemelimi u katandis në Riciklim!
Nga sot deklarohem publikisht se nuk do pranoj kurrë që njerëz të pabesë të bëjnë marrëveshje të pista në emrin tim!
Respekt për demokratët e Lezhës!’- shkruan Ndoji.
Ju rikujtojmë se dje PD caktoi drejtuesit politik në qarqe.
12 drejtuesit politik të PD në 12 qarqet që do të udhëheqin fushatën elektorale për zgjedhjet parlamentare te 2025-ës.
Drejtuesit janë si më poshtë:
Tiranë- Belind Këlliçi
Durrësi- Oerd bylykbashi
Shkodra- Luciano Boci
Lezha- Agron Gjekmarkaj
Gjirokastra- Tritan shehu
Berat- Eno Bozdi
Vlora- Bujar Leskaj
Fieri- Gazment Bardhi
Kukësi- Flamur Hoxha
Elbasani- Ervin Salianji
Dibër- Xhelal Mziu
Korçë- Ivi Kaso
Lini një Përgjigje