TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Shtator 2024, 21:24

Sondazhi i “Pamfletit”, Arlind Qori: Qytetarët po heqin dorë nga partitë e vjetra të korruptuara, do jemi surprizë në zgjedhje

Shkruar nga Pamfleti

Sondazhi i “Pamfletit”, Arlind Qori: Qytetarët po heqin

Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori ka komentuar sondazhin e “Pamfletit” të pak ditëve më parë mbi preferencën për partitë. Në atë sondazh ka një rritje të mbështetjes për partitë e reja.

I ftuar në “Të Pashoq”, Qori tha se është sinjal i mirë që qytetarët po largohen nga partitë e vjetra dhe po besojnë te forcat e reja.

Jam i gëzuar që qytetarët po heqin sytë nga partitë e vjetra të korruptuara, PS e PD dhe po shohin për një alterantivë të re. Jam i gëzuar që Lëvizja Bashkë në atë sondazh kishte një rezultat shumë të mirë. Ne kemi pasur vetëm një përvojë zgjedhore në Bashkinë e Tiranës dhe unë mora 5 për qind të votave, në sondazh rezultati ishte 2 për qind më i lartë se ai rezultat. Unë them që në realitet kemi më shumë vota.

Ka shumë njerëz që më ndalojnë në rrugë. Kemi shumë pak hapësirë mediatike, pasi ata që ndikojnë mediat e mëdha ja kanë frikën Lëvizjes Bashkë. Unë ju falenderoj që herën e dytë më jepni rastin të jem te ju. Kemi shumë më tepër ndjekës në rrjetet sociale dhe marrin mesazhin tonë. Dhe janë të gatshme të kontribuojnë. Ne nuk u kërkojmë qytetarëve  thjesht na jep votën duet angazhim, duhet kontribut”, tha ai.

 

Lini një Përgjigje