TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Shtator 2024, 19:32

Berisha u pret hovin deputetëve “servilë”: Lista e kandidatëve të 2025 do të vendoset nga Primaret!

Shkruar nga Pamfleti
Berisha u pret hovin deputetëve “servilë”: Lista e
Kryesia e PD

Vetë Berisha, si “ujk i vjetër” në politikë duket se u ka prerë hovin deputetëve që i shkojnë nga pas. Ai do e lërë listën e kandidatëve në dorë të primareve...

Ish-kryeministri Sali Berisha duket se ka lënë pa gjumë shumë deputetët, me fjalimin që mbajti në Kryesinë e PD. Ai foli me një video-konferencë nga banesa, teksa deklaroi se kandidatët e listave të deputetëve do të zgjidhen nga primaret, njësoj siç ndodhi me zgjedhjet vendore.

Pasi PD mori vulën, u vu re se shumë deputetë po i serivilosen nga pas me shpresën se do të sigurojnë një vend në listat e kandidatëve. Përveç privilegjeve, një deputetë merr 3 mijë euro në muaj dhe 4 vite në atë karrige i thonë shumë para. Vetë Myslym Murrizi në shumë statuse e ka denoncuar këtë fenomen, duke e drejtuar gishtin madje dhe te emra konkretë.

Vetë Berisha, si “ujk i vjetër” në politikë duket se u ka prerë hovin. Ai do e lërë në dorë të primareve dhe të gjithë e dimë se çfarë ndodh atje.

Dhe meqë jam këtu, unë ju lutem shumë të sqaroni çdo anëtare dhe anëtar tonin dhe çdo qytetar dhe qytetare, se ajo që votuat në Parlament (Kodi Zgjedhor) nuk ka asnjë lidhje me problematika e mëdha të zgjedhjeve, të cilat kanë rrënuar barazinë e zgjedhjeve, karakterin e tyre, kanë siguruar kontrollin e vullnetit të qytetarëve nga qeveria. Me këtë rast, dua të them se ishte PD ajo që ia doli të votojë respektimin e së drejtës kushtetuese të mbi 1.5 mln shqiptarëve që ndodhen jashtë shtetit. Dhe unë besoj se, asnjë demokrat nuk duhet të imagjinojë se një parti e lirive dhe të drejtave të qytetarëve do mund t’i lejonte vetes t’i bëhej shkak që ajo e drejtë themelore kushetuese t’ju mohohej qytetarëve shqiptarë në kohën që ajo e kishte shpallur publikisht atë që nga viti 2012 e në vazhdim... Ne jemi parti që për zgjedhjen e deputetëve e ka të fiksuar në statutin e saj me mekanizmin e Primareve”, tha Berisha.

Më tej ai akuzoi Ramën se vjedh zgjedhjet. Sipas tij, edhe në zgjedhjet e 2025 do të përdoret makineria shtetërore për të mbledhur vota.

Të dashur miq, jo vetëm që reforma zgjedhore nuk u pranua nga Edi Rama, por siç theksova më sipër, asnjë nga krimet monstruoze elektorale nuk ndëshkua nga drejtësia e tij. Ç’ka do të thotë se në zgjedhjet e vitit 2025, do të bëhet e vërtetë fjala e tij se, nuk keni parë gjë akoma. Se do të përdorë mekanizma të tjerë për të grabitur votën që ne akoma nuk kemi parë. Se i tillë është oreksi i tij për pushtet, e bën që të heqë dorë nga çdolloj parimi. Ju e patë në Himarë, nuk ngurroi të sjellë nga Dropulli votues në Himarë, dhe të shkarkojë drejtorin e përgjithshëm të Gjendjes Civile vetëm e vetëm se ai refuzonte një akt të tillë”, tha ai. /Pamfleti

 

Lini një Përgjigje