
Dhe hapni sytë në çdo takim me ndërkombëtarët luftoni fort që ti rrasni një dënim të paktën një vjeçar Berishës sa të mbarojnë zgjedhjet e 2025.
Pas 3 vjetësh “ beteje” mes non-gratës dhe euroatlantizmit të Joridës, sot lajm i madh ishte ardhja e kësaj të fundit në selinë e Partisë që ka kryetar Berishën non-grata por në arrest.
Lexova edhe “planin” që kishte shpallur Gazi për ketë sesion Parlamentar që do vazhdonte bashkëpunimin me komisionin e dhjerë që dhjeu listat e mbyllura dhe votën e patronazhistëve në emigrim, do ngrinte pensionet dhe do vendoste një nivel tjetër të minimumit jetik a thua se është në qeveri se për në pushtet me duket se janë.
Pasi votuan për listat e mbyllura kanë kërcyer, lozur e bredhur gjithë beharin me mendjen top që tani janë këta zot shtëpie në godinën e demokratëve ku në 8 dhjetor 2022 ju treguan hurin, gazin lotsjellës dhe shkopinjtë e gomës së policisë së Ramës Demokratëve.
Pasi panë që me atë stil euroatlantizmi nuk i pordhi askush, përdorën stilin tjetër që së bashku me pushtetin dhe Yurin qe ju tregoi barin opozitarëve gatuan arrestimin e Berishës dhe “ çliruan” selinë për ta patur siç e kishin por edhe për pak kohë pa Lulin brenda por me Mulin as brenda as jashtë.
Të gjithë të lumtur e të kënaqur si tufa që mbijetojnë duke bërë 3 vjet “luftë” dhe pak para zgjedhjeve të mbajtura për “hatër të interesit” të tyre por që duan ta shesin se po e bëjnë këtë “sakrificë” sublime për demokratët që kanë 12 vjet nuk po marrin vesh se nga kush po ju vjen kjo dalldi.
Dhe morali i kësaj maskarade apo teatri të pështirë palaçosh është që ju o opozitarë nuk merrni dot frymë pa ne pisat në krye.
Unë nuk besoj kurrë që ky teatër i pështire i një grushti palaçosh pa karakter pa moral pa surrat pa pik dinjiteti që nuk njohin turpin si nocion, që hanë çfarë kanë dhjerë pa u menduar fare sjell frymë dhe shpresë për një PD dhe Opozite me moral të ndryshëm nga tufa e qenve te pushtetit.
A mund të më thotë ndonjë se për çfarë ishte e gjithë kjo “lufte” mes konesh e zagaresh që lëpijnë menderen e kujtdo, që ka në dore një karrige për menderen e tyre te “përdredhur” prej datës 9 shtator 2021 ?????
E gjithë beteja filloi për të larguar Berishën dhe pastaj ata që e mbështetën Berishën.
Tani që shoh të gjithë së bashku të njëjtën tufë që e filloi këtë betejë, akoma më shume besoj se ata e fituan betejën dhe e përzunë Berishën e nuk belbëzojnë asnjë fjale para kamerave për Berishën, se ju prishet biografia dhe nuk denjojnë të vijnë asnjë minutë aty ku prej 250 ditësh, mblidhen demokratët në solidaritet me Berishën.
Tani ju ka ngelur që të largojnë përfundimisht edhe ata mbështetës brenda grupit parlamentar që i përjashtuan në shtator 2021 pse mbështet Berishën dhe pastaj PD sipas ëndrrës së tyre ngelet pronë e tyre por që nuk do ketë as vlere për ta falur se për ta “shitur” nuk e blen as dreqi me këta perversë.
Ishalla nuk jua prish ëndrrën Luli tani që të kthehet përsëri si kreu i kësaj tufe butakësh të përzgjedhur, stolisur e bekuar prej duarve të tij.
Dhe dashtë Zoti që nuk ndodh ajo që disa të tjerë ëndërrojnë që Gjykata e Lartë të marrë një vendim absurd për vulën se do ju shkoj mundimi dhe aktrimi 3 vjeçar në hale pastaj.
Ehhhhh..., çfarë do shikojmë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese kur t’jua plasi surratit atë nen antikushtetues të mbylljes së listave me detyrim për çdo parti politike pse ranë dakord dy tufa vemjesh nga frika e tyre për të dalë para shqiptarëve !!!!!
Pale kur dëgjoj disa zëra si kanarina që thonë se Jorida është kandidate e opozitës për kryeministre me vjen të vjellë.
I bëj “ thirrje” Mulit, Gazit, Gonit, Joridës që ti vënë gishtin kokës e të hapin zemrën edhe për Lulin, Pampurin, Fluturën, Arbrin, Eraldën, dhe Alibejen që të plotësohet tamam panorama e pafytyrësisë njerëzore të plehrave që politikën e dinë si profesion që është vetëm për bastardë të pështirë dhe frymore amorfe me emra njerëzish.
Ju lutem shumë vetëm Dash Sulën mos e pranoni se me sa po shoh, ai paska qene problemi i të gjithë kësaj “ lufte” për 3 vjet rresht.
Dhe hapni sytë në çdo takim me ndërkombëtarët luftoni fort që ti rrasni një dënim të paktën një vjeçar Berishës sa të mbarojnë zgjedhjet e 2025.
Me këtë ritëm dhe këtë “moral” mendoj që PD pas zgjedhjeve të 2025 do shndërrohet në një subjekt politik pa identitet dhe pa shtylle kurrizore, pa bosht dhe pa moral ,fiks si një plaçkë e keqpërdorur dhe e flakur në rrugë nga disa lëtyra që nuk e dine as vete çfarë janë, çfarë përfaqësojnë, çfarë duan, çfarë besojnë, çfarë ëndërrojnë dhe ku “fluturojnë”
Tani po pres të më dërdëllisin disa debila me komente që bashkimi është i mirë dhe i shërben shumë PD. Po se kujt PD nuk besoj që e kuptojnë dhe e dallojnë dot.
Lini një Përgjigje