TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Shtator 2024, 20:01

Bomba e Arlind Qorit: Nuk bashkëpunoj me Lapajn dhe Shabanin, mund të shiten te Rama!

Shkruar nga Pamfleti
 

Bomba e Arlind Qorit: Nuk bashkëpunoj me Lapajn dhe Shabanin, mund të

'Të Pashoq' rikthehet në sezonin e ri me të njëjtin mision: Analiza e të ftuar pa kompromis! Puntata e parë trajtoi sondazhin e fundit të Pamfletit mbi trendin e ri: rritja e besimit te alternativat e reja dhe rënie te ato tradicionale.

Për të analizuar këtë me fokus më të gjerë mbi aktualitetin dhe atë që na pret në zgjedhjet e 2025, të ftuarit e mbrëmjes së sotme janë Arlind Qori nga Lëvizja 'Bashkë' dhe Endrit Shabani nga 'Nisma Thurje'.

A do të kemi një front të ri opozitar? Strategjitë e fushatës dhe listat e kandidatëve; ndryshimet e Kodit Zgjedhor dhe verdikti i Gjykatës Kushtetuese! Këto dhe të tjera, sonte në 'Të Pashoq', ora 21:00, në kanalin tonë në Youtube dhe po ashtu në rrjetet tona sociale. 

"Nëse vendim kriter moshore, vetëm këtë vit janë krijuar 15 parti. Nuk mjafton koha dhe mosha e kryetarëve për të thënë se do bashkëpunojmë. Kemi një qëndrim që prej themelimit. E para nuk bashkëpunojmë me asnjë parti që ka qeverisur vendin. Se parti të reja ka dhe nga deputetë të partive të vjetra. Ne e kemi refuzuar kategorisht bashkëpunimin me partitë e vjetra dhe partizat që dalin prej tyre. Për partitë që nuk kanë qenë në qeverisje, ju përmendët dy ka dhe më shumë. Ka ca kritere për to. Janë karakteri, guximi. Ne duam të dimë nëse do shitet a jo. Për asnjë nuk jam i sigurt. Ende nuk kam parë prova se duan tu qëndrojnë parimeve", deklaroi Qori. 

 

Lini një Përgjigje