TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Shtator 2024, 22:20

Rritja e partive të vogla në sondazhe, Endrit Shabani në "TëPashoq”: Njerëzit janë bezdisur me trinomin Rama-Meta-Berisha! (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Rritja e partive të vogla në sondazhe, Endrit Shabani në

Kreu i “Nisma Thurje”, Endrit Shabani ka komentuar sondazhin e “Pamfletit” të pak ditëve më parë mbi preferencën për partitë. Në atë sondazh rezultoi se ka rritje të mbështetjes për partitë e reja.

Në një intervistë për podkastin “Të Pashoq” në kanalin në “Youtube” të “Pamfletit”, Shabani deklaroi kjo vjen si rezultat i fundit të ciklit të partive dhe liderëve të vjetër.

Ai shtoi se nuk është merita e partive të tyre, apo ndonjë aksion i veçantë por veçse fundi i një cikli të cilët edhe qytetarët tashmë e kanë nuhatur.

Ky është një cikël. Pra në 1990 nuk kishte ndodhur që regjimi të humbte frikën, pra aftësinë për të frikësuar njerëzit dhe njerëzit fituan guximin për të folur kundër, sepse ishte fundi i një cikli. Edhe tani është fundi i një cikli. Ai cikli i cili ka zgjatur për 34 vite në krye të të cilëve janë 3 njerëz (Berisha, Rama Meta), është në fundin e një cikli. Dhe shoqëria këtë po e ndjen po e kupton dhe po bëhet gati për tu ndarë nga të tre këta. Edhe rritja e subjekteve të reja dhe partive të reja, vjen sepse ka ndryshuar pozicioni i shoqërisë dhe raporti i shoqërisë me këtë klasë pengmarrësish, të cilët për 34 vite, e kanë trajtuar vendin e tyre si të paprekshëm dhe të pazëvendësueshëm. Prandaj ka ardhur koha për ti zëvendësuar dhe për të krijuar një histori të re”, tha Shabani.

Lini një Përgjigje