TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Maj 2024, 14:20

“Korrupsioni deri më 2013 i përgjakshëm”, Braçe: Prokurorët nuk kishin guxim të hetonin funksionarët e lartë

Shkruar nga Pamfleti

“Korrupsioni deri më 2013 i përgjakshëm”,

Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe gjatë fjalës së tij në parlament tha se korrupsioni deri në vitin 2013 ka qenë i përgjakshëm.

Braçe theksoi më tej se prokurorët deri më 2013-ën as që kishin guxim të hetonin rastet e korrupsionit.

Ai shtoi se sot është ndryshe, sepse korrupsioni hetohet dhe dënohet.

Erion Braçe: Korrupsioni deri më 2013 ka qenë i përgjakshëm, ka marrë jetë njerëzish. Ishte vrit për të vjedhur dhe vjedh për të vrarë. Korrupsioni ka qenë i pahetueshëm dhe i pagjykueshëm. Në parlament dikur është shkarkuar prokurori i përgjithshëm që po hetonte korrupsionin.

 

erion brace

Lini një Përgjigje