
Gjykata e Lartë ka shtyrë çështjen e Inceneratorit të Tiranës, për Lefter Kokën, Pëllumb Abeshi dhe Mirel Lertiro.
Data e caktuar është 23 maj. Ish-ministri ndodhet në “arrest në burg” , i akuzuar për “shpërdorim detyre” në bashkëpunim, ndërsa për Pëllumb Abeshin është caktuar masa e arrestit në shtëpi.
Ish ministri Lefter Koka është dënuar me 10 vite burg për aferën e Inceneratorit të Fierit. Ministri Koka me gjykim të shkurtuar do të vuajë 6 vite e 8 muaj burg.
Për ish deputetin socialist, Alqi Bllako, është dënuar me 4 vite burg, por me gjykim të shkurtuar do të vuajë 2.8 vite burg.
Ndërsa për Klodian Zoton, aksioner kryesor i koncesionarit të Fierit ende në kërkim u kërkua dënimi 12 vite burg. Për shkak të pranimit të gjykimit të shkurtuar, përfundimisht prokuroria kërkon që ai të dënohet me 6 vite e 8 muaj burg.
Arben Dervishi, Arjola Kodra dhe Juri Imeraj kanë fituar pafajësinë.
Me shërbim prove janë 5 të akuzuar: Gentian Zifla, Regan Merdani, Sabina Canameri, Azem Shateri, Florian Muça dhe Pëllumb Abeshi.
Dënimet që kërkon SPAK:
Lefter Koka - Ish ministri i Mjedisit - 10 vjet, me gjykim të shkurtuar 6.8 vite burg
Alqi Bllako - Ish sekretari i Përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit - Kërkohen 7 vite burg. Me gjykim të shkurtuar 4.8 vite burg
Klodian Zoto - Administrator i kompanisë koncensionare - Kërkohen 12 vite burg. Me gjykim të shkurtuar të vuajë 8 vite burg
Pellumb Abeshi Ish-zyrtari i ministrisë së Mjedisit - Kërkohen 4 vite burg. Është pranuar gjykimi i shkurtuar
Florian Muçaj - Anëtar i komisionit të dhënies së koncesionit - Kërkohen 3 vite burg. Është pranuar gjykimi i shkurtuar
Azem Shatëri - Anëtar i komisionit të dhënies së koncesionit - Kërkohen 3 vite burg. Është pranuar gjykimi i shkurtuar
Erjon Murataj - Anëtar i komisionit të dhënies së koncesionit - Kërkohen 4 vite burg. Është pranuar gjykimi i shkurtuar
Sabina Cenameri - Anëtare e komisionit të dhënies së koncesionit - Kërkohen 4 vite burg. Është pranuar gjykimi i shkurtuar
Arben Dervishaj - Mbikëqyrësi i punimeve të inceneratorit - Kërkohen 4 vite me gjykim të shkurtuar 2.8 vite burg
Loran Dusha 8 Administrator i Inceneratorit të Fierit (Në kërkim) - Kërkohen 8 vite burg. Është pranuar gjykmi i shkurtuar
Arjola Kodra - Administratore e Inceneratorit të Tiranës (Në kërkim ) - Kërkohen 3 vite burg, është pranuar gjykimi i shkurtuar
Arbër Denizi - Administrator i PIVOT-04 (Në kërkim) - Kërkohen 7 vite burg. Është pranuar gjykimi i shkurtuar
Juri Imeraj - Administrator i kompanisë J.P.Y (Në kërkim) - Kërkohen 7 vite burg. Është pranuar gjykimi i shkurtuar
Regan Merdani - Administrator i 'Froggy”sh.p.k, ) - Kërkohen 4 vite burg. Eshtë pranuar gjykimi i shkurtuar
Gentian Zifla - Administrator i 'Itneg”sh.p.k - Kërkohen 4 vite burg. Eshtë pranuar gjykimi i shkurtuar
Lini një Përgjigje