TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Maj 2024, 13:10

Mashtronte biznesmenët duke u shtirur si zyrtar i lartë, Gjykata e Tiranës kalon për gjykim dosjen për Florian Gjergjin

Shkruar nga Pamfleti

Mashtronte biznesmenët duke u shtirur si zyrtar i lartë, Gjykata e

Gjykata penale e Tiranës kaloi për gjykim në mungesë dosjen në ngarkim të supermashtruesit Florjan Gjergji.

Ai do të gjykohet në mungesë ndërsa ndaj tij janë duke u zhvilluar edhe dy procese të tjera për skemën e mashtrimit të biznesmenëve të ndryshëm që iu kërkonte shuma monetare në emër të politikanëve dhe zyrtarëve të lartë.

Gjergji është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga prokuroria e Tiranës ndërsa për të janë në fuqi disa masa arresti me burg.

Në disa raste mashtrimi të zbuluara nga policia, në pranga janë vënë disa bashkëpunëtorë apo persona të përdorur nga Gjergji, i cili dyshohet edhe si organizatori i rastit më të fundit ku një biznesmeni nga Librazhdi, iu morën 100 mijë euro në emër të ministrit të Brendshëm, Taulant Balla.

Kush është Florian Gjergji?

Florian Gjergji dyshohet se të gjithë aktivitetin kriminal e kryen nga Gjermania, vend ku në një prej rasteve të tentativës për të mashtruar u ka thënë personave që pajtonte, do t’i dërgonin paratë pasi t’ia merrnin biznesmenit.

6 rastet e mashtrimeve

Më 10 janar 2023 tentoi të mashtrojë biznesmenin Pëllumb Salillari, të cilit iu tentua të merreshin 130 mijë euro duke iu prezantuar si zyrtarë të lartë. 

Më 17 maj 2023 duke përmendur emrin e kryebashkiakut Erion Veliaj  u tentoi përmes mashtrimit t’i merrnin biznesmenit  Ramë Geci, 70 mijë euro.

Më 14 shkurt 2023 pronari i një kazinoje në Tiranë u mashtrua kur i kërkuan 40 mijë euro të kamufluar si ish-kreu i Kadastrës, Artan Lame.

Më 4 gusht 2023 u tentua të mashtrohej pronari i ‘Brunes’ Geront Çela.  Emri që është përdorur si 'dërgues' ka qenë i kryetarit të bashkisë Vlorë, Ermal Dredha. Policia arriti ti zbulonte bashkëpunëtorët në momentin kur ishte organizuar dorëzimi i shumës prej 35 mijë euro. 

29 shtator 2023 tentojnë t'i marrin 70 mijë euro biznesmenit të ndërtimit Aleksandër Gavoçi. U shtirën si kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

19 tetor tentojë t'i marrë biznesmenit Adi Haxhiymeri, pronar fabrikës së miellit Prima, në emër të kryetarit të bashkisë së Tiranës Erion Veliajt, shumën 200 mijë euro.

Lini një Përgjigje