
Pasi Ulsi Manja sfidoi hapur Lulzim Bashën për të shkuar në SPAK, kryedemokrati i është kundërpërgjigjur menjëherë deklaratave të ministrit.
Po ashtu, ata u përplasën edhe në lidhje me flokët, ku sipas Bashës, ministri i Drejtësisë, nuk ka argumente dhe merret me gjëra personale.
Pjesë nga biseda:
Ulsi Manja: Ti kujdes me bojën, herë tjetër nxiji më shumë.
Lulzim Basha: Që je rëndë kuptohet, se një njeri që s’ka argumente merret me gjëra personale. S’ta kanë borxh shqiptarët që merresh me leshtë e mi. Të ngelen leshtë e mi në gojë, ti merru me të vërteta. Ke 11 vjet në qeveri, çoje në Prokurori, ti gënjen unë kam kërkuar heqjen e imunitetit këtu. Ju jeni mashtrues tjetër gjë thoni e bëni. 21 janari, a nuk i bëtë kryetar bashiksh pushkatarët e 21 janarit, a se vutë ju në front sebepin e 21 janarit. Ca ju ka penguar ju, pse duhej të prisnit Strasburgun. Pse i gënjeve shqiptarët kur amnistove të korruptuarit dhe vazhdon të mbash me ndjekje penal e prindërit e fëmijëve që u lëshove gaz për ti nxjerrë nga shtëpitë e tyre dhe protestues. Përgjigja është e thjeshtë se ti dhe shefi jot jeni nona e korrupsionit.
Lini një Përgjigje