
Ministri Ulsi Manja ka sfiduar kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Bashën që të shkojnë në SPAK.
Me kërkesën e Partisë Demokratike sot u zhvillua interpelanca me ministrin Manja, i cili iu përgjigj pyetjeve të PD-së për Aministinë Penale.
Nga foltorja e Kuvendit gjatë seancës, Manja tha se është i gatshëm të shkojë në Prokurorinë e Posaçme dhe të hetohet në lidhje me dosjen e shumëpërfolur 184, ndërsa i tha Bashës nëse edhe ai është i gatshëm të bëjë të njejtën gjë në lidhje me rastet ku emri i tij përmendet.
Manja: Mua më bien flokët ty të shtohen, ky është halli im. Ndryshe nga ti, kur të tutë thonë që gënjen edhe për orën, të mitë ende nuk e kanë thënë për mua, sepse ditën kur do ta thonë do të iki nga politika. Jam gati për dosjen 184, po ti je gati të ikim të dy atje? Të tjerat janë retorikë politike. Drejtësia flet me fakte.
Lini një Përgjigje