TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Maj 2024, 13:44

Rezoluta antikorrupsion e PS-së/ Përnaska: Palët të bashkëpunojnë, SPAK është e vetmja shpresë që i ka mbetur vendit

Shkruar nga Pamfleti

Rezoluta antikorrupsion e PS-së/ Përnaska: Palët të

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Lajla Përnaska thotë se rezoluta e Partisë Socialiste për një komision të posaçëm anti-korrupsion, nuk duhet gjykuar për të parë sa efikase do të jetë, pasi është ende në fillimet e saj.

Përnaska u shpreh se Prokuroria e Posaçme (SPAK) është e vetmja shpresë që i ka mbetur vendit për të luftuar korrupsionin.

Sipas Përnaskës, si asnjëherë më parë po goditen figura të larta.

“Faktori ndërkombëtar ka qenë shumë i vëmendshëm ndaj këtyre zhvillimeve. Shteti i së drejtës do të thotë të jetë shtet i fortë, ku funksionon sistemi i pavarur i drejtësisë. I ka munguar Shqipërisë në këto 30 vite tranzicioni.Mbetet mungesa e vullnetit politik për ta luftuar korrupsionin. Është shumë e thjeshtë, por këta nuk kanë dashur ta luftojnë korrupsionin. Kanë mbi supe akuza shumë të forta korruptive.Këto institucione janë ende në proces fuqizimi brenda vetes së tyre. E vetmja shpresë që i ka mbetur këtij vendi dhe kësaj shoqërie është SPAK. Si asnjëherë më parë po godasin figura të larta të korrupsionit", u shpreh Përnaska

Më tej, Përnaska theksoi se nuk duhet gjykuar për të parë sa efikase do të jetë rezoluta e Partisë Socialiste, pasi është ende në fillimet e saj.

"Ne, fatkeqësisht kemi investuar edhe në politikë, shumë më tepër te individi. Individi është i përkohshëm, ndërsa institucionet janë të përhershme. Këto lloj strukturash, mekanizmash që krijohen, janë të përkohshme, nuk janë afatgjata.Që të mirëfunksionojë edhe vet politika, ka nevojë për dakordësi, bashkëpunim. Procesi i integrimit duhet ta kishte bërë bashkë klasën politike prej shumë kohësh.Ka qenë paaftësia e kësaj klase politike, por dyshoj se mbetet edhe vullneti i kësaj klase politike. Nuk jam shumë entuziaste, sepse kemi një klasë politike të lodhur, janë konsumuar. Jemi shumë shpejt për të gjykuar se sa do të jetë efikasiteti i kësaj rezolute. Ngaqë janë të konsumuar, përsërisin veten. Nuk kanë as fantazi, ta shikojnë gjënë në perspektivë.Dialogu është pjesë e kulturës demokratike. Retorika e tyre politike është e njëjta. Jemi vetëm në diskutime. Është mënyrë e të bërit politik që është jashtë realitetit shqiptar”, theksoi Përnaska.


lajla pernaska rezoluta e ps

Lini një Përgjigje