TAGS-AT E JAVËS

Politike29 Prill 2024, 17:18

Konventa e PL-së, Basha ironizon Metën: Qeshëm me përformancën e mjerueshme

Shkruar nga Pamfleti

Konventa e PL-së, Basha ironizon Metën: Qeshëm me

Pak para nisjes së seancës plenare, Kreu demokrat Lulzim Basha ka dhënë një deklaratë për mediat në oborrin e Kuvendit.

Basha ka ironizuar fjalimin e kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Metës në Konventën e Partisë së Lirisë, e cila u mbajt të shtunën në Pallatin e Kongreseve.

Basha thekson se ishte një përformacë e mjerueshme, ndërsa shtoi se nuk pret asgjë nga kjo kastë politike.

Miqtë dhe unë ishim në Itali, i dimë arsyet e kësaj... qeshëm me përformancën e mjerueshme, nuk presim asgjë as nga ai as nga të tjerët, zëdhënësin e të cilëve bë. Kjo kastë politike e ka problemin me fundin e tyre politik”, tha Basha.

Basha po ashtu u bëri thirrje deputetëve që të mbështesin amendamentet e propozuara nga Partia demokratike për të mbështetur SPAK.

“Të mbështesin amendamentet e PD-së për mbështetjen e institucioneve të drejtësisë. Propozimet që bëjmë këtu dhe votën kundër e udhëheqim nga një pyetje a është kjo e dobishme për shqiptarët. Për këtë çështje apriori ju kërkoj të mbështesim amendamentet pro SPAK”, u shpreh Basha.

konventa e pl ilir meta lulzim basha

Lini një Përgjigje