TAGS-AT E JAVËS

Politike29 Prill 2024, 15:42

Ilir Meta, i fundmi i Katovicës!

Shkruar nga Pamfleti
Ilir Meta, i fundmi i Katovicës!
Edi Rama dhe Ilir Meta /

“Trimi” i Çepanit e nisi jetën si spiun i ish-sigurimit që kur ishte student dhe po e mbyll i pandehur si krye hajdut e krye mafioz i Shqipërisë...

Kur ish-ministri hajdut Edmond Haxhinasto, i dha fjalën krye hajdutit Ilir Meta; ky, në vend të shpaloste 5 pikat e programit të Partisë së Lirisë pa tradhtarë e pa nepotizëm familjar, rrëfeu bëmat e tij, tamam si personazhi i  skeçit “A doni më për Belulin?”

Në 2 orë tregime, “trimi” i Çepanit, ndërsa u mundua të luante rolin e heroit, pranoi se në politikë është futur nëpërmjet instruktimit dhe listës së Ramiz Alisë; kur dihet që në atë listë, ishin të gjithë spiunët e ish-sigurimit të shtetit, përzgjedhur mbi bazën e platformës “Katovica”.

Për të treguar se është i fortë, i zgjuar dhe udhëheqës që do shpëtojë Shqipërinë; Ilir Meta, tha se ka bërë shkollën e Fatos Nanos e Sali Berishës: njeri në burg dhe i përzënë prej Edi Ramës, ndërsa tjetri “non grata” nga SHBA e Anglia dhe në “Arrest shtëpie” për korrupsion.

Të njëjtin fat e fund politik madje të edhe më të dhimbshëm, ka nisur të ketë nxënësi dhe bashkë-mëkatari i tyre Ilir Meta bashkë me gruan, Monika Kryemadhi; të dy të pandehur për korrupsion, pastrim parash, llogari bankare e pasuri të paligjshme e fshehje deri në parajsat fiskale.

Me rrëfimet e tij nga podiumi i konventës, Ilir Meta ngjasonte me një të para-burgosur, që bëri monolog duke ri-kujtuar bëmat që ka bërë nën efektin e pijeve dhe deri pazaret për dekoratat e shtetësinë që i dha Janullatosit.

Çdo ndryshim pozitiv në Shqipëri, Ilir Meta ia atribuoi vetes së tij, ndërsa pas çdo historie që nuk e çoi deri në fund, thoshte: - E shumë, e shumë punë të tjera”; kur gjatë 32 viteve, ka bërë vetëm një gjë: ka vjedhur sa ka pasur mundësi.

Rrëfimet e Ilir Metës, ishin një formë ditari nostalgjie, për kohët kur kishte pushtet absolut, dhe kur përkëdhelej e lejohej të sillej si cub gjatë pushtetit me Sali Berishën e Edi Ramën, ngaqë kishte votat e krijimit dhe mbajtjes së PD e PS në pushtet.

Dhe në konventën e partisë së tij familjare, “i tredhuri” penal Ilir Meta, u mundua të hiqej si i fortë, por ishte më i dobët se këto ditë kur dalë nëpër media; madje dhe aq i trembur e zbythur, sa gjatë 2 orëve në tribunë nuk e përmendi asnjëherë kryetarin e SPAK, Altin Dumani.

SPAK e GJKKO ia kanë prerë fermanin e burgut Ilir Metës; duke krijuar bindje, se kjo ishte konventa e fundit për spiunin e ish-sigurimit, që e filloi karrierën si deputet i pandehur më 1992 dhe po e mbyll gati për burg si krye hajdut e krye mafioz i Shqipërisë./Pamfleti 

ilir meta katovica

Lini një Përgjigje