TAGS-AT E JAVËS

Politike29 Prill 2024, 15:22

“Je i dashuruar me zërin tënd”/ Salianji vijon përplasjet me Gogun në Komisionin e TIMS: Mos bëni show për të hequr vëmendjen!

Shkruar nga Pamfleti

“Je i dashuruar me zërin tënd”/ Salianji vijon

Vazhdojnë debatet mes anëtarëve të Komisionit Hetimor për sistemin TIMS dhe kryetarit, Ervin Salianjit. Leximi i shkresave nga ana e Salianji shkaktoi irritim te socialistët. Ishte deputeti Gogu ai i cili deklaroi se Salianji po tenton të humbasë sa më shumë kohë në mënyrë që të mos flasin ekspertet.

Nga ana tjetër, Salianji ju përgjigj duke thënë se anëtarët e mazhorancës po bëjnë show dhe po përpiqen të heqin vëmendjen nga çështja.

Pjesë nga debati në Komision:

Gogu: Të bësh inventarin e çdo gërme ose je i dashuruar me zërin tënd ose ke obsesion falsifikimin, ngjason me ato personazhet qesharakë që ku u shpi fotokopja shkonin dhe shikonin a ishte i njëjtë me origjinalin, dhe prirjet janë të theksuara, kanë një prirje serioze nga ky shtet dhe ka një prirje prej showmen politik që do ta kthejë komisionin si spiker lajmesh, merr dhe na lexon punën dhe djersën e institucioneve presin nga ne që në të nisim një orë e mirë hetimin. Ju tërheq vëmendjen, nuk mund të keq komentoni qoftë përgjigjet e institucioneve ose ekspertëve, ju nuk komentoni mbi ti, prandaj ju thashë

Salianji: Se kush bën show dhe hidhet degë më degë për të shfokusuar dhe hequr nga vëmendja dhe kush po flet sipas ligjit, nuk do të gjeni arsye që të ikni dhe të kërkoni pushim dhe të mos ktheheni, mos u bëni kaq sipërfaqësor sa jeni në qëndrime politike. Doni të hidheni degë me degë.

salianji

Lini një Përgjigje