TAGS-AT E JAVËS

Politike29 Prill 2024, 14:08

Sprova e Zjarrit: SPAK ose të marrë në pyetje Edi Ramën, ose të shpallë Kapitullimin

Shkruar nga Pamfleti
Sprova e Zjarrit: SPAK ose të marrë në pyetje Edi Ramën, ose
Edi Rama dhe SPAK /

Babloku thotë se nuk di asgjë, por aferat i ka firmosur ai si kryeministër, si Kryetar i Këshillit të Territorit e Komitetit të Investimeve Strategjike; në të cilat mund të mos jetë përfitues i asnjë qindarke; por SPAK e ka detyrë dhe detyrim ta thërrasë e ta pyes si person që ka dijeni, për çdo qindarkë e pasuri të vjedhur në institucionet që ai drejton...

Pothuajse të gjithë socialistët janë thirrur në SPAK, ndërsa ndaj Edi Ramës nuk ka asnjë thirrje; mos veprim ky, që po krijon një bindje publike, se mes tij dhe prokurorëve ka pazare, ose zyrtarët e SPAK mbajnë një ‘dorë në revani e tjetrën në bakllava’, ose kanë frikë.

P.sh., janë arrestuar e janë marrë nën hetim, shumë vartës kryesorë të Edi Ramës, ndërsa ky nuk është bërë asnjëherë objekt hetimesh, kur Kodi i Procedurës Penale i detyron prokurorët, të hetojnë gjithë zinxhirin e drejtuesve.

Kryeministri Edi Rama nuk është pyetur as për afera që ka urdhëruar e firmosur, ose edhe nëse nuk ka firmosur, ka përgjegjësi për neglizhencë, lejim, fshehje e mos kallëzim krimi; sepse janë vjedhur fonde me tenderë miliona Euro e pasuri shtetërore, dokumentet e të cilëve firmosen prej tij si titullar sipëror.

Le ta konsiderojmë të vërtetë, atë që thonë Edi Rama, se vartësit ministra, zv/ministra e drejtorë që arrestohen, “kanë ngrënë dardha, mollë e fiq prapa shpinës së tij”.

Por kjo alibi, nuk e ndalon SPAK-un ta marrë në pyetje si titullar, lidhur me vjedhjet, për të cilat nëse nuk ka ngjyer gishtin, ka përgjegjësi ligjore si drejtues për kontrollin mbi financat.

Por askush nuk e beson, se Edi Rama nuk ka ditur asgjë për 4 koncesionet 450 milionë Euro, që Ilir Beqja dhe Ogerta Manasterliu i dhanë Vilma Nushit, Klodian Allajbeut, Ilir Rrapajt e Janis Karathanos, po kështu për 3 landfillet 480 milionë euro në Tiranë, Elbasan e Fier dhënë Klodian Zotos e Mirel Mërtirit.

Sepse ato janë miratuar me vendimet e Edi Ramës, madje ka bërë takime, fotografi me ta, duke i prezantuar para se t’u firmoste koncesionet dhe i ka mbrojtur duke i quajtur “biznesmenë të fuqishëm” e ka sulmuar mediat që kanë denoncuar.

Ose, Edi Rama mund të thotë se nuk ka gjë as për çarterin që përdor vetë, as lejet e kullave dhënë oligarkëve e trafikantëve, dhe as për resortin e Olta Xhaçkës e Pëllumb Gjokës, për tokat e objektet që i ka dhuruar Artan Dulakut e Gjergj Lucës.

Babloku thotë se nuk di asgjë, por aferat i ka firmosur ai si kryeministër, si Kryetar i Këshillit të Territorit e Komitetit të Investimeve Strategjike; në të cilat mund të mos jetë përfitues i asnjë qindarke; por SPAK e ka detyrë dhe detyrim ta thërrasë e ta pyes, për çdo qindarkë e pasuri të vjedhur në institucionet që ai drejton.

Nëse ka frikë ta thërrasë e hetojë realisht, lë ta thërrasin të paktën vetëm 1 herë, “sa për sy e faqe” të drejtësisë së re, për të krijuar imazhin e barazisë përpara ligjit./Pamfleti            

spak edi rama sprova e zjarrit

Lini një Përgjigje