Deputeti i PD, Gazment Bardhi ka debatuar me tone të larta në Konferenca e Kryetarëve me kryetaren Lindita Nikolla për interpelancën me kryeministrin Edi Rama në lidhjem me dokumentarin e RAI3.
Konferenca e Kryetarëve, Bardhi: Nuk e kuptoj pse në draft-kalendare nuk është përfshirë kërkesa e grupit të PD, për interpelancë urgjente. Shpresoj të jetë gabim teknik pasi ndryshe do të ishte një shkelje e rëndë kushtetuese. Sa herë ka kërkesa të tilla kuvendi shtanget dhe mjaftohet duke lexuar statuset e Kryeminsitrit në Tëitter. Kërkoj të shtohet në Kalendar.
Nikolla: Shqetësimi që keni paraqitur ju në interpelancë, pra objekti nuk ka lidhje me procedurën qe do duhet të thirret një interpelancë. Prandaj dhe nuk përfshihet.
Bardhi: Unë e kuptoj se ju recitoni diçka që ju kanë shkruar. Në baze të kushtetuës unë këkroj që kryeminsitri të vijë dhe të japë sqarime për një ndërhyrje skandaloze që ka bërë si kryeminsitër ndaj një media nderkombëtare.
Lini një Përgjigje