TAGS-AT E JAVËS

Politike29 Prill 2024, 15:23

Tritoli në banesën e gjyqtarit në Shkodër, Alibeaj: Dënoj aktin, të zbardhet sa më shpejt ngjarja

Shkruar nga Pamfleti

Tritoli në banesën e gjyqtarit në Shkodër, Alibeaj:

Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka dënuar sulmin me lëndë plasëse në banesën e gjyqtarit të Shkallës së Parë në Shkodër, Tonin Sterkaj.

Përmes një reagimi në rrjete sociale, Alibeaj, kërkoi nga strukturat shtetërore të t’i garantojnë gjyqtarit Sterkaj dhe çdo magjistrati paprekshmërinë e jetës dhe shëndetit.

Alibeaj kërkoi zbardhjen sa më shpejt të ngjarjes dhe vendosjen përpara përgjegjësisë të personave të përfshirë.

Dënimi i aktit terrorist ndaj gjyqtarit, Marinaj, meriton vëmendjen jo vetëm të strukturave shtetërore të zbatimit të ligjit dhe atyre gjyqësore. Këto të fundit, duhet ti garantojnë paraprakisht, atij dhe cdo magjistrati e familjarëve të tyre, paprekshmërinë e jetës e të shëndetit. Zbardhja e ngjarjes, sa më shpejt që të jetë e mundur, dhe para se hipokrizia politike dhe pluhuri i harresës ta mbulojë është prova, për të vërtetuar se shteti nuk ka rënë dhe se sundimi i ligjit mbetet thjesht angazhim hipokrit i përfaqësuesve shtetërorë”, theksoi Alibeaj.

Më tej, Alibeaj thekson se kundërvënia ndaj përpjekjeve të drejtësisë për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë është “terrorizmi shtetëror” i vërtetë.

“E në fakt detyrimi parësor mbetet i secilit prej atyre që nga lartësia e politikës, me aktet e qëndrimet e tyre krijojnë atmosferën publike dhe frymëzimin, që krimi i çdo natyre të gjejë guxim e të ngrejë dorën ndaj ligjit. Kundërvënia ndaj përpjekjeve të drejtësisë për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë është “terrorizmi shtetëror” i vërtetë. Mbështetja në vazhdimësi e drejtësisë, jashtë tutelës politike, është është kërkesa dhe rruga e një shoqërie që aspiron për BE. Nënshtrimi dhe gjetja e drejtësisë tek institucionet dhe procedurat e saj është detyrimi kushtetues dhe moral me i mire qoftë si mbështetje për komunitetin e magjistratëve e qoftë si shërbim ndaj publikut shqiptar. Që raste të tilla të mos përsëriten”, u shpreh Alibeaj.

enkelejd alibeaj tritoli gjyqtari shkoder

Lini një Përgjigje