
Emisioni i “RAI 3” për Shqipërinë i publikuar pak ditë më parë ka ndezur debate në Komisionin e Medias dhe Informimit Publik ditën e sotme në Kuvend.
Kujtojmë se ishte deputetja Ina Zhupa, e cila kërkoi të mblidhej urgjentisht Komisioni Për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik për të diskutuar mbi investigimin italian nga “RAI3”.
Nga ana tjetër, Flutura Açka ka reaguar duke iu kundërpërgjigjur deputetes Zhupa, pas “përplasjes” që kjo e fundit pati me ministren Spiropali.
“Në këtë komision do të ketë demokraci të mirëfilltë asnjëherë nuk i kam bërë veto për gjëra që janë mes nesh, madje edhe në gjëra që më adresohen mua si kryetare kam kërkuar të ju shpërndahet juve, që në këtë komision të ketë demokraci të plotë dhe të mos ketë asnjë hije qoftë majtas apo djathtas. Pika e dytë është për zonjën Zhupa, në një postim të saj ka bërë një lloj asociacioni të emrit tim me zonjën Spiropali. Mund të jetë një shqetësim i drejtë, por të bësh asociacion t kësaj natyre për çfarëdo arsye nuk perceptohet gjithmonë për atë qëllim që e ke nisur ti dhe mund të lexohet nga persona të caktuar, nga rrethe të caktuara mund të lexohet edhe si lloj diversioni, është fjala për emrin tim dhe unë përgjigjem vetë për emrin tim”, u shpreh Açka.
Gjithashtu Açka theksoi nuk dëshiron që emri i saj të mos shoqërohet me asnjë socialist.
“Është një këshillë shumë miqësore, përplasja në publik nuk ka qenë në dëshirën time, unë kam qenë shumë e kujdesshme me ju dhe me këdo, pro nuk do të doja që emrin tim ta asociacioni me asnjë socialist sepse qëndrimi im publik është shumë i qartë, nuk ka nevojë asnjë lloj interference për të lënë hije mbi personin tim. Do ju lutesha në rast se keni ndonjë problem me kryesinë e komisionit mund ta thoni publikisht, nuk kam asnjë lloj droje të përballem, nuk do të doja që juve të bënit ato dritëhije që jo çdokush i lexon me atë pastërtinë me të cilën ju keni pasur predispozitën, në roli e kryetares ndoshta ke fuqi më të madhe, unë jam një personazh që kam luftuar për lirinë e fjalës. Nuk ka nevojë të më asociacioni me zonjën Spiropali, e cila është një grua e nderuar”, theksoi Açka.
Nga ana tjetër, deputetja Ina Zhupa është kundërpërgjigjur duke deklaruar se ka qenë thjesht një përgjigje për Spiropalin.
“Spiropali kishte vendosur dhe për turpin e anëtarëve të tjerë, jo të dilte Spiropali të mbante fjalim në emrin tuaj, ka qenë një përgjigje ndaj zonjës Spiropali” u shpreh Zhupa.
Më tej, Açka bën thirrje që mos të krijojnë precedentë, ndërsa thekson se sipas saj kërkesa e tyre është e paqartë.
“Unë nuk e ndjek zonjën Spiropali se unë nuk përgjoj njerëz, është personale e imja është mendim i saj personal, nuk u preka unë. Kërkesën tuaj është e paqartë se çfarë kërkoni. Dëgjesën me kryeministrin nuk e keni shumë të qartë se çfarë kërkoni. Mos krijoni precedentë”, u shpreh Açka.
Lini një Përgjigje