
Emisioni italian “Report” nuk e mbajti fjalën lidhur me investigimin për qeverinë “Rama”. Edhe se u paralajmërua se dje do të kishte zhvillime të forta, në fakt emisioni në “Rai 3” nuk pati fare në fokus vendin tonë. Pra duket sikur pati një tërheqje, ndonëse u paralajmërua për fakte të reja.
Lidhur me këtë ka reaguar Edi Paloka. Ai shkruan se gjithçka ka ndodhur me urdhër të Edi Ramës, i cili pavarësisht se e dinte që RAI anuloi transmetimin e pjesës së dytë të reportazhit mbi Shqipërinë, nuk mund t’ia linte në dorë italianëve.
“RAI e anuloi mbrëmë transmetimin e pjesës së dytë të reportazhit . Sidoqoftë platformat e mediave i kishin marrë masat që në orën e emisionit , RAI 3 të mos transmetonte në asnjërën prej tyre.
“Beso dhe kontrollo”… Rama nuk mund ta linte gjithçka në dorë të italianeve, kështu që u sigurua për çdo rast!”, shkruan Paloka.
Lini një Përgjigje