TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Prill 2024, 11:47

Kërkesa për interpelancë me Ramën, Spiropali: Shpifjet dhe trillimet nuk i parashikon neni për interpelancat

Shkruar nga Pamfleti

Kërkesa për interpelancë me Ramën, Spiropali: Shpifjet dhe

Në Konferencën e Kryetarëve, kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi, i ka bërë kërkesë kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, të fusë në rend të ditës interpelancën me kryeministrin Edi Rama, për akuzat për përfshirjen e vëllait të tij në çështjen e drogës në Xibrakë.

Mbledhja është shoqëruar me debate të shumta ku Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla tha se interplenca nuk parashikon çështje personale.

Ndërsa ministrja Elisa Spiropali në të njëjtën linjë tha se këto janë shpifje e trillime dhe nuk mund të jenë pjesë e një interpelance.

“Akuzat, shpifjet, fantazitë apo trillimet nuk i parashikon neni 96 për interpelancat parlamentare. Si qeveri jemi të gatshëm për t’u përgjigjur për detyrat, veprimtarinë dhe funksionet tona. Barrën e provës e ka akuzatori jo i akuzuari. Të shkojë të japë pergjigje në SPAK”, ka thënë Spiropali.

elisa spiropali olsi rama gazment bardhi interpelance

Lini një Përgjigje