TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Prill 2024, 11:26

Mandati i Olta Xhaçkës ndez gjakrat PS-PD në mbledhjen me dyer të mbyllura, të hënën mblidhet Këshilli i Mandateve

Shkruar nga Pamfleti
Mandati i Olta Xhaçkës ndez gjakrat PS-PD në mbledhjen me dyer
Konferenca e Kryetarëve

Mandati i Olta Xhaçkës, që mbahet në sirtar prej muajsh nga PS, ka përplasur ditën e sotme maxhorancën dhe opozitën në Konferencën e Kryetarëve.

Lindita Nikolla njoftoi se mbledhja e Këshillit të Mandateve për çështjen e mandatit të Olta Xhaçkës do të mbahet të hënën me 8 Mars.

Pjesë nga debati:

Bardhi kryetares së Kuvendit: Të kujtoj se mos zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, përbën vepër penale.

Bardhi: Në shkelje të Kushtetutës ju si kryeparlamentare dhe si mazhorancë po refuzoni të zbatoni vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Keni nxjerr justifikime absurde nga janari i vitit 2023 e deri më sot. Kjo praktikë e Gjykatës Kushtetuese, është praktik e njohur por ju bëni sikur nuk e kuptoni dhe e zvarrisni. Doni ta ktheni edhe një here tek këshilli i mandateve  ku vendimet e këtij këshilli kanë qenë subjekt i shqyrtimit ne Kushtetuese.

Nikolla: Të hënën do të mbledhim këshillin e mandateve për këtë çështje për të vijuar procedurën.

Bardhi: Procedura thotë se çështja do duhet të vijë në Kuvend. Por ju kërkoni ta zvarrisni..

konferenca e kryetarëve mandati olta xhaçkës

Lini një Përgjigje