TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Korrik 2023, 16:03

Kërkesa e SPAK, mbahet seanca e dytë në Këshillin e Mandateve; avokatët e Ahmetajt parashtrojnë mbrojtjen

Shkruar nga Pamfleti
Kërkesa e SPAK, mbahet seanca e dytë në Këshillin e
Avokatët e Ahmetajt

Ka nisur në Kuvend mbledhja e Këshillit të Mandateve, ku avokatët e Arben Ahmetajt do të parashtrojnë mbrojtën e tyre.

Dje ishin prokurorët e SPAK që e dhanë argumentet se përse kërkojnë arrestimin e ish-ministrit, ndërsa sot është radha e avokatëve.

SPAK ka ngritur 3 akuza ndaj Ahmetajt dhe i ka kërkuar Kuvendit t’i heqë imunitetin me qëllim lejimin e kontrollit të banesës dhe arrestimin. Dje u mblodh Këshilli i Mandateve dhe pati 4 orë diskutime. Avokatët e Ahmetajt, Henrik Ligori dhe Ardian Visha kërkuan që të shtyhej për sot seanca, duke qenë se kërkuan kohë. Sot ata do kenë mundësinë të rrëzojnë pretendimet e SPAK dhe të bindin deputetët që të mos aprovojnë arrestimin e klientit të tyre. Ndërkohë vetë ata konfirmuan dje se Ahmetaj nuk ndodhet në territorin shqiptar.

Sipas burimeve, sot pritet që të merret dhe vendimi, ku me shumë mundësi do të votohet pro kërkesës së SPAK dhe me shumë mundësi ditën e hënë do të ketë një seancë të posaçme ku do të bëhet votimi i raportit të Këshillit të Mandateve dhe t’i hapet SPAK rruga e arrestimit.

ahmetaj spak

Lini një Përgjigje