
Deputeti i PD, Saimir Korreshi është shprehur se në dosjen e Arben Ahmetajt ka detaje të reja që nuk kanë të bëjnë drejtpërdrejtë me inceneratorët, por që e implikojnë atë.
Në një intervistë për “Euronews Albania”, Korreshi u shpreh se në dosjen e Ahmetajt përmenden shumë emra deputetësh dhe kryetarë bashkish të cilët sipas tij janë të implikuar.
“Ka detaje që të bindin se nuk mund të jetë ndryshe, nuk mund të flas se është sekret hetimor, po ka përtej asaj që dimë edhe në ngjarje të tjera në fushën e veprimtarisë që nuk ka lidhje me inceneratorët. Ka rrethana të tjera që nuk kanë të bëjnë drejtpërdrejtë me inceneratorët që e implikojnë, ka emra kolegësh deputetë dhe kryetarë bashkish pafund në atë dosje”, tha Korreshi.
Lini një Përgjigje