TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Tetor 2024, 17:11

Kërcënimet dhe klima e përkeqësuar e medias në Shqipëri, Tabaku ngre alarmin: Investimi strategjik i qeverisë kundër fjalës së lirë!

Shkruar nga Pamfleti

Kërcënimet dhe klima e përkeqësuar e medias në

Shqipëria përballet me një klimën e përkeqësuar të medias, ku autocensura dhe kërcënimet ndaj gazetarëve po bëhen normë.

Në një konferencë të zhvilluar me përfaqësues të shoqërisë civile dhe të medias, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, foli për klimën e përkeqësuar të medias, ku autocensura dhe kërcënimet ndaj gazetarëve po bëhen normë.

Ajo ngriti shqetësimin e saj ndaj përdorimit të padive strategjike (SLAPP) si mjet për të heshtur fjalën e lirë dhe për të frikësuar gazetarët.

Me anë të një videomesazhi të postuar në rrjetin social “Facebook”, Tabaku e cilësoi këtë fenomen si një tjetër investim strategjik të qeverisë në luftën kundër lirisë së medias.  Si Kryetare e Komisionit të Çështjeve Europiane, Tabaku theksoi angazhimin e saj për të çuar përpara këtë çështje, duke bashkëpunuar ngushtë me shoqërinë civile dhe median.

“Keni dëgjuar për kazanë, keni dëgjuar për shpifarakë me pagesë, keni dëgjuar për për llum që i hidhet kujtdo vetëm se ka një mendim ndryshe nga Qeveria. Dhe kush e bën gjithë këtë investim? Kush i thotë gjithë këto fjalë? Sigurisht ato që sot e cdo ditë bëjnë padi strategjike kundër gazetarëve. Pikërisht ky ishte diskutimi që patëm sot me organizata të shoqërisë civile, me përfaqësuesit e medias , për të hapur një diskutim kombëtar sesi mund të evitojmë autocensurën, sesi mund ti mbrojmë gazetarët për të thënë të vërtetën, sesi mund të stimulojmë që në Shqipërinë e 2024 , thënia e së vërtetës mos të jetë tabu, mos të jetë luks por të jetë një e drejtë reale që e ka kushdo.

Mora sot një  angazhim nga organizatat e shoqërise civile dhe media për të gjitha këto fusha e për të hapur një debat e një diskutim kombëtar qoftë dhe në emër të procesit të integrimit, megjithëse ne duhet ta ndryshojmë realitetin për Shqipërinë e për shqiptarët, sepse sot ambienti i medias është bërë mbytës e ne duhet të luftojmë cdo ditë ashtu sic luftojmë për cdo gjë tjetër, duhet të luftojmë dhe për lirinë e fjalës që askush mos të ketë forcën dhe kërcënimin e një padie për ti kërcënuar mediat, për të mbyllur mediat e për ti ndaluar ato për të denoncuar cdo ditë sic kanë bërë deri më sot. Unë këtë angazhim e mora qartësisht si Kryetare e Komisionit të Cështjeve Europiane dhe do vazhdoj ta coj deri në fund, ashtu si cdo iniciativë tjetër që kam marrë”, shprehet Tabaku.

Lini një Përgjigje