TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Tetor 2024, 14:21

Babloku befason edhe FBI-në Amerikane!

Shkruar nga Sokol Pepushaj

  

Babloku befason edhe FBI-në Amerikane!
Babloku /

Fshatarët pyesin, kur do të arrestohet ky Babloku që befason edhe FBI-në Amerikane, e sërish kërcënon me marrjen me çdo kusht të mandatit të katërt?!

Amerika e zbuloi për herë të parë ngushticën e sikletshme që lidhte me shirit korrupsioni shefin e FBI-së me një idiot që përdorej nga Mafia Ballkanike.

Para se të reklamojmë gëzimin e socialistëve, i lumtë shefit tonë që e përdor si të dojë shefin e FBI-së, duam të zbresim një shkallë më poshtë e të sjellim gjithçka sa më origjinal.

Babloku e befasoi edhe FBI-në amerikane!

Të pa pritura kemi shumë.

Babloku ynë këtej në fshat, njihej si një qullac, që hundët i lëshonin lëng rrugëve të Tiranës dhe Parisit, në kohët kur stomaku i tij ishte më zgjuar se truri.

Familja kryeministrore, ca vite më parë, e futi plëndësin në valixhe dhe mori rrugët e mërgimit për ta mbushur.

Vëlla Edin e nxori fati në Paris, vëlla Olsin në Manhattan, si shumë të tjerë që kërkonin përmasa të tjera ekonomike dhe kulturore.

Edukata dhe sjellja e emigrantëve tanë, u bë shembull i mirë, edhe pse dy prej tyre sot njihen si model, ose më shqip si mostra, që sapo ja tregojmë dikujt na thonë, ju humbtë fara, kanë shëmtuar hapësirën mes fjalëve qeverisje, demokraci, ekonomi, liri, drejtësi.

Të dy, rrokullisen sot si silogjizma spekulues, sa në SPAK, në dosjet e hetuesve ndërkombëtarë e deri në ato të FBI-së dhe DEA-s amerikane.   

Formatin e dy gjykimeve, për shqiptarët hajdutë dhe për ndërkombëtarët harbutë, e shkrijnë në një të tretë, “vota vendos”.

Në këtë trajtë, ngjan se nuk ka asgjë që nuk shkon, edhe pse nga të varfër u bënë sheikë e nga zero u bënë numra të përdorshëm në çdo dosje krimi.

Krimbat në gurët e McGonigalit kanë irrituar prej vitesh edhe FBI-në.

Pasi e krimbi në dollarë nga taksat e shqiptarëve, viktimën që shiste mend nëpër Botë se e kishte “blerë” për të pastruar “brekët” e titanëve që e shqetësonin me erë të keqe Bablokun, ja la si puçërr në procedura Byrosë Federale të Hetimit, si prodhim i demokratëve amerikanë.

Dollari amerikan, ka bërë edhe vëlla Olsin bankomat, sistem sinjalesh e numrash, që as DEA amerikane nuk po ia zbërthen kodin e Xibrakës, parajsave fiskale apo mashtrimit ndërkombëtar përmes monedhave virtuale.

Trajtimin me rreze lazër nga milionerët e SPAK-ut askush nuk e beson, pasi fshatarët aty rrinë, në rrugë, edhe pse Olsi shet po*dhë nëpër mediat e parave të pista, se ata të DEA-s nuk janë aq seriozë sa Pamfleti i reklamon për ditë.

Olsi në fakt, ka kapur majat e fortifikimit.

Ka krijuar autoritet, ka depiluar gjithë “qimet” mbi lëkurën e fisnikëve që burrëria u ka hije edhe kur shkruajnë, edhe kur hetojnë, edhe kur u thonë trafikantëve se drejtësia është për të gjithë njëlloj.

Ajo që duhet të shqetësojë pritshmëritë, që besojmë t’i veshim me rroba të pastra pas zgjedhjeve presidenciale në SHBA, është klisheja që patronazhistët e përdorin si medaljon.

Babloku nuk rrëzohet, betohen ata, edhe pse irriton FBI-në, as Olsi nuk bëhet non-grata, pasi ka aq pasuri, edhe në Amerikë, sa depilon DEA-n dhe i thyen hundët cilitdo që guxon t’i prekë parmakët ku mbështet prapanicën.

Prapa krahëve, pasi përballë vampirët vrasin, fshatarët pyesin, kur do të arrestohet ky Babloku që befason edhe FBI-në Amerikane, e sërish kërcënon me marrjen me çdo kusht të mandatit të katërt?!/Pamfleti

 

babloku fbi amerikane

Lini një Përgjigje