TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Tetor 2024, 11:31

PS mbledh Grupin Parlamentar, porosi deputetëve për opozitën: Vazhdoni aktivitetin normal, kriza nuk është e jona

Shkruar nga Pamfleti
PS mbledh Grupin Parlamentar, porosi deputetëve për
Niko Peleshi

Partia Socialiste ka mbledhur Grupin e saj Parlamentar, ku në fokus të diskutimeve mësohet të ishte qëndrimi që mazhoranca do të mbajë ndaj protestave të opozitës.

Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste është diskutuar lidhur me aksionin e opozitës që është shtrirë në gjithë aktivitetin parlamentar përfshirë edhe seancat plenare.

Deputetët janë udhëzuar të vazhdojnë aktivitetin e tyre normal.

Kreu i grupit, Niko Peleshi tha se “kriza nuk është e jona, dhe as e parlamentit, e si rrjedhojë nuk duhet të ndikojë”.

Mbledhja ka qenë e shkurtër dhe ka përfunduar, me disktuimet e axhendës në komisione dhe seancë.

ps pd protesta

Lini një Përgjigje