
Pas sherreve mes Metës dhe Braimllarit, në mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtar të Partisë së Lirisë, mbajtur më 1 tetor 2024, është marrë vendimi për përjashtimin e këtij të fundit nga kjo strukturë politike.
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka përjashtuar nga PL-ja, ish-Sekretarin e Përgjithshëm të LSI-së, Endri Braimllarin i njohur ndryshe edhe si krahu i djathtë i Monika Kryemadhit, gjatë kohës që ajo drejtonte partinë.
Pas sherreve mes Metës dhe Braimllarit, në mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtar të Partisë së Lirisë, mbajtur më 1 tetor 2024, është marrë vendimi për përjashtimin e këtij të fundit nga kjo strukturë politike.
Mesa duket Meta po kërkon të largojë të gjithë “njerëzit” e Monikës nga Partia e Lirisë, mbase nga frika e një ‘komploti’ të brendshëm:
Për këtë arsye, Braimllari ka kërkuar largimin e tij nga posti si kryetar i grupit të këshilltarëve të Partisë së Lirisë në Këshillin Bashkiak të Tiranës.
Në një komunikim zyrtar drejtuar kryetares së Këshillit Bashkiak të Tiranës, Romina Kuko, Braimllari ka konfirmuar se nga ky moment do të veprojë si këshilltar i pavarur.
Njoftimi i Brahimllarit:
Të nderuar/ Në mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtar të Partisë së Lirisë, e mbajtur më datë 1 Tetor 2024, është marrë vendimi mbi përjashtimin tim nga kjo strukturë politike. Në kushtet e përjashtimit nga Partia e Lirisë, kërkoj të zbatoni vendimin mbi largimin si kryetar i grupit të këshilltarëve të Partisë së Lirisë në Këshillin Bashkiak Tiranë. Njëkohësisht, pozicionimin tim si këshilltar i pavarur në Këshillin Bashkiak Tiranë. Nga ky moment do të jem këshilltar i pavarur, në mbrojtje të interesit qytetar për të krijuar shanse dhe mundësi për qytetarët e Tiranës.
Ju uroj punë të mbarë,
ANËTAR I KËSHILLIT BASHKIAK TIRANË
ENDRI BRAIMLLARI
Lini një Përgjigje