
Samitit i Procesit të Berlinit 2024 mblodhi sot krerët e shteteve dhe qeverive të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, Shqipërisë, Bosnjë-Hercegovinës, Malit të Zi, Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, si dhe përfaqësues të vendeve anëtare të Bashkimit Europian të përfshira në proces.
Përfundimi i punimeve këtë të hënë, u mbyll me nënshkrimin e deklaratave në kuadër të Procesit të Berlinit për Tregun e Përbashkët Rajonal të Ballkanit Perëndimor dhe për pranim e studim në Arsimin e Lartë.
Nën kujdesin e kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe kryekomisioneres së BE, Ursula von der Leyen, 6 liderët e vendeve të Ballkanit perëndimor u rreshtuan në tavolinën ovale për të firmosur marrëveshjen, mes tyre i pari edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama.
Lini një Përgjigje