TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Tetor 2024, 14:58

“PD me liderin që ka nuk e mund dot Ramën”, Shehi: Të krijohet një grup partish me lista të përbashkëta

Shkruar nga Pamfleti

“PD me liderin që ka nuk e mund dot Ramën”, Shehi: Të

Kreu i LZHK, Dashamir Shehi, u shpreh se duhet të krijohet një grup partish me lista të përbashkëta, si e vetmja mënyrë për t’u përballur me kryeministrin Edi Rama.

Ai u shpreh se PD me liderin që ka nuk mund ta mundë Edi Ramën.

“Të krijojmë një grup partish me lista të përbashkëta. Lufta politike nuk është shumatore partish elektorale, por edhe opinionesh.

PD me lidershipin e tij nuk është i mjaftueshëm për të rrëzuar Edi Ramën.
Propozimi mbledh të gjithë ata që nuk e gjejnë veten të përfaqësuar nga grupi i PD dhe PS”, shprehet Shehi pwr “News24” .

dashamir shehi pd lzhk

Lini një Përgjigje