
Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ka mbajtur fjalimin e tij përmbyllës të fushatës elektorale në sheshin “Nënë Tereza”.
Gjatë fjalës së tij në takim, Këlliçi deklaroi se është i vetëdijshëm për nevojën e ndryshimit në Tiranë dhe mbështetjen e qytetarëve.
Më tej, Këlliçi listoi disa nga premtimet e tij duke thënë se do i bëjë realitet ato pas zgjedhjeve të 14 Majit.
“Ku jeni vipat e mi. Qytetarët e Tiranës, të rinjtë të reja, pensionistët, studentët. Ku janë naçut e Tiranës, ata që si unë jemi rritur në Tiranë në familje normale, jemi rritur nga prindër normal, kërkojmë një qytet mund të na strehojë dhe mund të na japë shpresë.
I vetëdijshëm jam për nevojën e ndryshimit në Tiranë, për mbështetjen e qytetarëve të Tiranës, forcën e Partisë Demokratike. Sot kam një falënderim për familjen time politike që quhet Partia Demokratike. Falenderoj kandidatët që garuan me mua në primare. Sot jemi sërish bashkë kundër Erion Veliajt. Falenderoj të gjithë demokratët dhe ata të mërzitur që nuk e kanë gjetur veten për momentin dhe çdo ditë komunikojnë më mua. Beteja kundër Erion Veliajt është një arsye e madhe për të bashkuar votat ditën e dielë. Autobusin falas dhe nënkalimin te sheshi Skenderbej do i bëj realitet pas 14 Majit”, tha Këlliçi.
Lini një Përgjigje