TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Maj 2023, 19:46

Vangjel Dule mbyll fushatën elektorale dhe paralajmëron Ramën: Larg duart nga Himara dhe Fredi Beleri

Shkruar nga Pamfleti

Vangjel Dule mbyll fushatën elektorale dhe paralajmëron Ramën:

Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule ka mbajtur një miting përmbyllës në Himarë, në një kohë kur kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Fredi Beleri është në burg për blerje votash.

Por ajo që vihet re është se Dule, është braktisur nga himarjotët në takimin përmbyllës pikërisht në ditën kur kandidati i tij u arrestua për blerjen votash.

Ndërkohë gjatë fjalës së tij, Dule i kërkoi kryeministrit Rama që te heqë duart nga Himara dhe bëri thirrje që a Beleri të lirohej nga burgu.

Kam dy paralajmërime, Çdo sekondë që vazhdon ndalimi i Fredi Belerit, është në dëmin individual të tij. Të mos guxojnë të prekin votën e së dielës, se duart që do ta guxojnë do mbeten në kutitë e votimit. Shkojnë shtëpi më shtëpi, në lumin e Vlorës, në Dhërmi, në Palasë dhe thonë se Beleri nuk është kandidatë, është kryetar i bashkisë në 15 Maj. Thirrjet E qytetarëve: Fredi është këtu, të hënën kryetar”, tha Dule.

dule rama himara

Lini një Përgjigje