
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar me tone të ashpra pas prezantimit të kabinetit të ri qeveritar nga kryeministri Edi Rama. Ai e ka akuzuar për diskriminim të hapur ndaj veriut të Shqipërisë.
Sipas Berishës, në përbërjen e qeverisë së re nuk figuron asnjë përfaqësues nga veriu, gjë që tregon një urrejtje të papëmbajtur dhe të pashembullt ndaj kësaj zone.
“Do më falni, por është shprehur një urrejtje patologjike për veriun. Asnjë nga veriu në kabinet. Kjo është e papranueshme dhe nuk është rastësi”, tha Berisha.
Kryedemokrati tha gjithashtu se investimet në veri janë në nivele të mjerueshme, duke theksuar se “janë më pak se 1/13 e investimeve që bëhen në zonat e tjera të Shqipërisë”.
“Natyrisht me sa shoh unë këtu do më falni por është shprehur urrejtje patologjike për veriun, asnjë nga veriu në kabinet. I ka propozuar zotit Pacolli zv.kryeministër me kusht që t’ia japë aeroportin, po ai për dinjitet ia ka refuzuar ofertën edhe dy personalitet të Kosovës të cilat kanë menduar ti zëvendësonte me ndonjë verior.
Ky është kabineti i parë në të cilin ka shprehur urrejtjen e tij të papërmbajtur ndaj veriut të Shqipërisë dhe kjo nuk është rastësi. Kurrë pushtues apo diktatorë që të ketë mbajtur këtë qëndrim që mban ky ndaj veriut nuk ka pasur dhe nuk ka. Investimet në veri janë më pak se 1 e 13 e investimeve në zonat e tjera të Shqipërisë”, u shpreh Berisha.
Lini një Përgjigje