Profesoresha e radiologjisë, Evis Sala është ministrja e re e Shëndetësisë.
Sala do të kthehet nga Italia në Shqipëri, ku me njohuritë dhe eksperiencën e saj, do të drejtojë Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale. Ajo zëvendëson në këtë detyrë Albana Koçiun.
Evis Sala drejton Qendrën për Imazheri Diagnostike dhe Radioterapi Onkologjike në Poliklinikën “Gemelli” dhe është pedagoge në institucionet e arsimit të lartë, ku kontribuon me përvojën e saj akademike dhe kërkimore për formimin e brezit të ri të profesionistëve të shëndetit.
Prof. Sala ka një karrierë të gjatë akademike dhe kërkimore në Mbretërinë e Bashkuar, ku për shumë vite ka qenë pjesë e Universitetit të Kembrixhit dhe ka bashkëdrejtuar Programin e Avancuar të Imazhimit të Kancerit dhe Programin e Integruar të Mjekësisë së Kancerit në Qendrën e Kërkimit të Kancerit në Kembrixh.
“Ministrja e Shëndetësisë vjen nga nju Jorku ku ka mbajtur pozicionin e profesores e shefes së radiologjisë abdominale tek universiteti i Kembrixhit dhe së fundmi në poliklinikën Gemelli dhe ushtron profesionin e pedagoges në Romë. Do ta lërë Italinë për të na u bashkuar si ministre e Shëndetësisë në këtë përpjekje historike të Shqipërisë në BE do të sjellë edhe shembullin e shqiptarëve të suksesshëm në botë”, tha Edi Rama teksa njoftoi Salën si ministre.
Lini një Përgjigje