Kryeministri Edi Rama ka emëruar Mirela Kumbaron ministre të Arsimit, duke e larguar atë nga pozicioni i mëparshëm në Ministrinë e Turizmit.
Rama theksoi përkushtimin dhe integritetin e Kumbaros gjatë viteve të shërbimit publik, duke e cilësuar si zgjedhjen e duhur për drejtimin e arsimit në vend.
“Mirela Kumbaro, puna, përkushtimi dhe integriteti i së cilës kanë folur në emër të saj në tëra vitet e shërbimit publik, do të jetë drejtuesja e re e Ministrisë së Arsimit…Mirela do të shtojë dhe do të shtrojë me përkushtimin e saj rrugëdaljen falë qoftë eksperiencës tani më jo të shkurtër në këtë drejtim por dhe falë eksperiencës së saj të gjatë si pedagoge e Universitetit të Tiranës ...
Ku parë nga këndvështrimi im boshllëqet e brendshme përtej mureve të shkollave të reja dhe librit dhe pagat të rritura të mësuesve janë të mëdha njësoj siç thashë për spitalet dhe mjekët.
Unë nuk jam aspak pesimist…përkundrazi kam shumë besim që në piketat e reja që së fundmi diskutuam me Ogertën, Mirela do të shtojë dhe do të shtrojë me përkushtimin e saj rrugëdaljet falë qoftë eksperiencës tani më jo të shkurtër në këtë drejtim por dhe falë eksperiencës së saj të gjatë si pedagoge e Universitetit të Tiranës.", tha Rama.
Ndërkohë reagimi i Kumbaros është bërë viral në rrjet pas njoftimit të Ramës.

Lini një Përgjigje