
Blerina Gjylameti pritet që të rikthehet si deputete në radhët e PS në Parlament, pavarësisht se nuk arriti të siguronte votat e nevojshme më 11 maj.
Kjo lëvizje vjen si pasojë e vendimit të njoftuar nga kryeministri Edi Rama për nisjen e procedurave për shkarkimin e Erion Veliajt si kryetar i bashkisë së Tiranës me qëllimin e kandidimit të Ogerta Manastirliut në vendin e tij në zgjedhjet që pritet të mbahen.
Në këtë mënyrë hapet rruga që Gjylameti, e cila është e para në listën pas deputetëve të zgjedhur, të rikthehet në sallën e Kuvendit si deputete.
Lini një Përgjigje