TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Shtator 2025, 14:28

Rama e propozoi si kandidate për bashkinë e Tiranës, Berisha sulmon Manastirliun: Korba e korrupsionit!

Shkruar nga Pamfleti

Rama e propozoi si kandidate për bashkinë e Tiranës, Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, komentoi përzgjedhjen e Ogerta Manastirliut si kandidaten e Partisë Socialiste në zgjedhjet e parakohshme për drejtimin e Bashkisë Tiranë.

Berisha e quajti Manastirliun “korbën e korrupsionit”, duke ngritur akuza të ashpra drejt saj për kohën kur ishte ministre e Shëndetësisë.

“I çoi korben e korrupsionit, i çoi njeriun që me qëndrimin që mbajti ndaj covidit, meriton në mënyrë absolute, minimumin dënim të përjetshëm, janë 22 mijë vdekje që ajo i fshihte, janë 500 milionë euro të avulluara, të dhëna për Covid-in”, tha ndër të tjera Berisha.

Kryeministri Rama u kërkoi sot anëtarëve socialistë në Këshillin Bashkiak të Tiranës që të nisin procedurat për shkarkimin nga detyra të kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili ndodhet në paraburgim prej muajit shkurt të këtij viti.

 

Lini një Përgjigje