TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Nëntor 2025, 19:48

“Ka 540 mijë dollarë në offshoret ruse”, Kryemadhit nuk i del inati me Bashën: I vetmi politikan për të cilin s’ka hetim pasuror!

Shkruar nga Pamfleti

“Ka 540 mijë dollarë në offshoret ruse”, Kryemadhit

Ish-kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi nuk i ndahet Lulzim Bashës.

Teksa foli për një skenar politik të ideuar nga Yuri Kim, Kryemadhi u shpreh se Basha është i vetmi politikan që ndaj tij nuk ka një hetim pasuror për pasurinë.

Ai është i vetmi politikan që ka 23 milionë dollarë turnover, kompania e kunatit të tij nga bizneset shqiptare. Nuk kemi hetim pasuror”, tha Kryemadhi.

Kryemadhi gjithashtu akuzoi Bashën si kryetarin e vetëm partie që ka 540 milionë dollarë të ardhura nga offshoret ruse me llogari, duke theksuar mungesën e hetimeve nga SPAK.

Ka një skenar. Loja e Yuri Kim ishte që të krijonte klasën e re politike. Erion Veliaj nga PS dhe Bashën nga PD. Arrestimin e Berishës dhe Metës. Padinë për Ballukun e ka bërë Basha. Në varrimin e Fatos Nanos erdhi edhe Basha. Ai është i vetmi politikan, i cili ka 23 mln dollarë turnover, kompania e kunatit të tij nga bizneset shqiptare. S’kemi hetim pasuror. Është i vetmi kryetar partie që ka 540 mijë dollarë të ardhura nga offshoret ruse me llogari. Por nuk kemi hetim. SPAK-ut i kanë ardhur faturat për GSIS, dhe ka dalë siç ka thënë LSI.”, tha ajo në emisionin ‘Kjo javë’.

1 Komente

  1. T
    Tirane

    Gjithe ky krim e plaqkitje, gjithe keta kriminel hajdut, seicili me i zi se tjetri...injoruane e debuane jashte popullin tash e 35 vite... A ka kush ti ndali keta kriminel antishqiptar? A ka bá nána shqiptare naj djal a vajze qe do ti printe ketij populli?

    Lini një Përgjigje