Mohammed Alabbar duket se do të shfaqet edhe në Sazan. Pak javë më parë u tha se ai do bashkëpunojë me dhëndrin e Trump në Serbi, por duket se e njëjta gjë do të ndodhë dhe për planin e investimeve në vendi tonë. Kjo deklarohet nga portali italian, Inside Over. Në një artikull të publikuar sot, bëhet fakt i kryer se biznesmeni që dështoi me Durrësin, do marrë pjesë në të dyja projektet investuese të Kushner në rajon.
Artikulli
Disa javë më parë, “Reuters” publikoi lajmin se: Mohammed Alabbar, një nga biznesmenët nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe themeluesi i Emaar Properties (kompania që ndërtoi ndërtesën më të lartë në botë, Burj Khalifa, 830 metra, në Dubai), po shet aksionet e në Bjellorusi për të investuar në një projekt të ri: një sërë hotelesh dhe resorte luksoze përgjatë brigjeve të Serbisë dhe Shqipërisë.
Kompania lider në këtë projekt është një fond investimi amerikan, me seli në Miami (Florida), i quajtur “Affinity Partners”. E themeluar në vitin 2021 nga Jared Kushner, dhëndri i Donald Trump. Me fjalë të tjera: sapo u largua nga Shtëpia e Bardhë, këshilltari i ri i Presidentit u fut në biznes.
Megjithatë, rastësia është interesante për shumë arsye të tjera. Në periudhën e fundit të presidencës së Trump, Kushner punoi si i dërguar i posaçëm në Lindjen e Mesme dhe ishte protagonist i negociatave të cilat, më 13 gusht 2020, i çuan Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahreinin në formimin e të ashtuquajturës Marrëveshje të Abrahamit, traktatet që sanksiononin normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin.
Marrëveshje të cilat, para masakrës terroriste të kryer nga Hamasi më 7 tetor, po përgatitej t'i pranonte edhe Arabia Saudite. Pra, në gusht të vitit 2020 Jared Kushner ndërmjetësoi marrëveshjet dhe disa muaj më vonë themeloi fondin i cili filloi me 3 miliardë dollarë kapital, ku sipas dokumenteve të publikuara nga vetë kompania, vinin 99% nga vende të tjera. Konkretisht, 2 miliardë investime nga Arabia Saudite dhe 200 milionë nga Katari dhe Emiratet.
Dikush mund të mendojë se të gjitha ato para që vinin nga petromonarkitë e Gjirit Persik ishin një lloj falënderimi për veprimtarinë e mëparshme diplomatike të Jared Kushner. Por ndoshta ishte thjesht biznes. Nga viti 2021 e deri më sot, Kushner's Affinity Group ka zgjedhur bizneset në të cilat do të investojë me shumë kujdes. Në Kaliforni, Gjermani, Emiratet dhe tani në Shqipëri. Por, investimi me hotele dhe resorte në Shqipëri dhe Serbi, do të kushtojë një miliard dollarë. Dhe kjo, sigurisht që ka nevojë për partnerë të rëndësishëm.
Por kjo nuk është e gjitha. Jared Kushner, i cili u martua me Ivanka Trump në vitin 2009, është nipi i Rae Kushner, një hebre polak i lindur në vitin 1923 në Novogrudok. Sipas Enciklopedisë së Holokaustit, kur nazistët mbërritën në qytet, ata masakruan disa nga hebrenjtë dhe pjesën tjetër i mbyllën në një geto. Nëna dhe motra e tij më e madhe u vranë më 7 maj të vitit 1943. Rreth 300 hebrenj të mbijetuar më pas vendosën të gërmojnë një tunel 200 metra të gjatë për t’u larguar fshehurazi nga geto.
Ata patën sukses, ku vetëm 170 persona ia dolën dhe u bashkuan me grupin partizan Bielski, në Bjellorusinë e sotme, ku Rae mundi të takonte përsëri Jozefin, i cili në korrik të vitit 1944, sapo Ushtria e Kuqe arriti ato zona, u bë bashkëshorti i saj.
Në vitin 1949 të dy emigruan në Nju Jork ku Jozefi, nga një murator i thjeshtë, arriti të bëhej shef i pasurive të patundshme, me mbi 4 mijë apartamente. Rae vdiq në vitin 2004 dhe "Shkolla e Lartë Rae Kushner Yeshiva" në Livingston (New Jersey), një nga shkollat më prestigjioze hebraike në Shtetet e Bashkuara, mban emrin e saj.
E gjithë kjo për të thënë se familja Kushner (dhe rrjedhimisht edhe familja Trump) ka rrënjë shumë solide në komunitetin me ndikim të hebrenjve të Nju Jorkut. Prandaj nuk është për t'u habitur nëse Affinity Group investon edhe në Izrael. Kushner i dha 150 milionë dollarë aksione Shlomo Group të familjes Shmeltzer, një nga kompanitë më të mëdha të Izraelit. E themeluar në vitin 1974, ku fillimisht ishte një kompani e thjeshtë e marrjes me qira të makinave. Shlomo Group tani është gjithashtu aktive në transport, financa, sigurime, ndërtim, ku sidomos në ndërtimin e anijeve. Kushner ka investuar në sektorin e transportit, por kompania izraelite, nëpërmjet një filiali, është bashkëpronar në një kompani që ndërton anije dhe raketa motorike për Marinën izraelite. Me këtë rreth mbyllet dhe biznesi, aty-këtu, mund të vazhdojë. /Pamfleti
Lini një Përgjigje