
Avokati Romeo Kara u është përgjigjur sulmeve të kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta, ku ky i fundit e akuzoi si kriminel.
Ilir Meta përdori një gjuhë të ashpër ndaj avokatit Kara, i cili është edhe denoncuesi në SPAK për rihapjen e çështjen e CEZ-DIA .
Vetë avokati e konsideroi Metën një person me çrregullime bipolariteti dhe paranojak që po e bën të ndahet nga bashkëpunëtorët dhe familja.
“Edhe nga psikologjia e krimit delikuent është një person nga i mitur deri në kufirin e moshës madhore që kryen vepra të lehta penale. Unë jam prej 2014 pranë OSHE-së nuk kam marrë rrogë në OST dhe para se të isha në OSHE isha në KESH si këshilltarë kabineti. Pagat tona janë atje, thotë gjëra të paqena. Jam kallëzues dhe kam hasur në raste se kur nuk hidhet poshtë argumenti sulmohet argumentuesi. Ai do të godasi besueshmërinë e saj që kam thënë. Për akuzat le të flasë organi i prokurorisë. Ai është një kryehajdut, një krye-antivlerë që e njohim, ka çrregullime bipolariteti dhe paranojë. E nisi me kolegët dhe bashkëpunëtorët dhe po shkon te familja për shkak të paranojës që ka”, tha Kara në “Jetë Shqiptare” në RTSH.
Lini një Përgjigje