
Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë bërë edhe një herë të qartë se kanë mbyllur çdo lloj dere për Sali Berishën.
I dërguari i SHBA në ambasadën e Tiranës, David Wisner ka dhënë një intervistë te VOA, ku duket se ka dërguar dhe një mesazh për Bardhin dhe ata që i shkojnë pas Sali Berishës.
Sipas tij, e ardhmja nuk janë korrupsioni, prandaj kërkoi që të kandidohen njerëz të papërlyer. Sipas tij, shqiptarët duan drejtues që të punojnë për ta dhe jo për interesa personale.
“Qëndrimi ynë nuk ka ndryshuar. Ne vazhdojmë të mos angazhohemi me personat e shpallur non-grata sipas sanksioneve tona për korrupsionin. Dhe do të vëreja se ato sanksione kanë përfshirë të gjithë spektrin politik, pavarësisht asaj çka u pëlqen disa njerëzve të thonë këtu. Pra, ajo çka ne po bëjmë këtu është që ne po punojmë me parti politike, me shoqërinë civile, me njerëz në të gjithë spektrin për t’u munduar ta bëjmë Shqipërinë një vend më të mirë, natyrisht. Por në të njëjtin aspekt, siç e thashë më parë, ajo që shqiptarët duan vërtet janë njerëz që punojnë për interesat e popullit shqiptar dhe jo për interesat e tyre personale. Dhe mendoj se e ardhmja e këtij vendi nuk qëndron tek njerëzit e përfshirë në korrupsion. Dhe partitë politike duhet të prezantojnë ide të rëndësishme, duhet të paraqesin alternativa reale qeverisëse. Dhe, natyrisht, duhet të prezantojnë kandidatë të cilët njerëzit duan t’i votojnë. Kam shumë besim kur dëgjoj shqiptarët të më thonë se duan të kthejnë faqe, dhe duan të kenë opsione reale që funksionojnë në interes të tyre”, tha ai.
Lini një Përgjigje