TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Prill 2024, 17:06

Vijon gallata në familjen Meta/ Monika i rrëzon Ilirit justifikimet për nepotizmin në PL, i qan hallin për rrezikun e burgut

Shkruar nga Pamfleti

Vijon gallata në familjen Meta/ Monika i rrëzon Ilirit justifikimet

Vijon gallata në familjen Meta. Iliri dhe Monika e kanë nxjerrë përtej shtëpisë konfliktin e tyre dhe janë në qendër të vëmendjes.

Meta vendosi ta largojë gruan nga partia, duke u kujtuar pas 20 vitesh të luftojë nepotizmin. Por Monika i është përgjigjur sërish sot dhe duket se ja ka rrëzuar gjithë retorikën.  Sipas saj nuk mund të ketë nepotizëm në parti, por në institucione.

Në 2003, PS ndryshoi statusin për të larguar Monika Kryemadhi. O Monika Kryemadhi o Ilir Meta në drejtimin e Partisë Socialiste. Në 2004, kur u themelua LSI, grupi themelues edhe pse Monika ishte një nga firmëtaret, bënë statutin që nuk lejohet burrë dhe grua në parti dhe pas dy vitesh e ndryshuan prapë. Meritokracinë në një parti politike, nuk e mbyt nepotizmi. Nepotizmi është për institucionet shtetërore kur emëron, ndërsa deputeti zgjidhet me vota. Mund të të emërojë Ilir Meta deputet, por problemi është se të zgjedhin njerëzit me vota”, tha Kryemadhi.

Por nga ana tjetër ajo nuk e la në baltë përballë SPAK. Duke qenë se të dy janë të rrezikuar, Monika shpërtheu në sulme ndaj drejtësisë.

Në çdo fjalë që ka thënë Meta për kapjen e drejtësisë nga qeveria jam dakord. SPAK është vegël e Ramës dhe beteja jonë nuk është me SPAK. Ju duket normale ju që gazetat e Erion Velisë hapin faqen me njoftimin e SPAK. Ju duket normale...”, tha ajo.

E pyetur se si i sheh sulmet e Metës, ajo tha se ai e ka sulmuar si politikane dhe jo si bashkëshorte.

Më shumë se ç’më ka sulmuar Rama e Veliaj pse nuk ju dhimbset kjo ju. Meta më ka sulmuar si politikane jo si bashkëshorte”, shtoi Kryemadhi.

 

Lini një Përgjigje